eksperti ad

Në një prononcim për Telegrafin, Kelmendi ka thënë se “qytetarët e Republikës së Kosovës si duket do e shohin fundin e serialit bllokues politik i cili zgjati më shumë se pesë muaj, por mund të zgjaste edhe më shumë po qe se faktori ndërkombëtarë nuk do të ndërhynte”.

Kelmendi më tej shton se shpreson që me këtë, “liderët politikë e kuptuan rëndësinë e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ligje këto të cilat u mundësojnë liderëve politikë të reflektojnë pozitivisht në mënyrë që të krijohen institucionet në harmoni me Kushtetutën dhe fituesin e zgjedhjeve të 8 qershorit”.


“Është për të ardhur mirë që ky reflektim të behet sa më shpejtë në mënyrë që qytetarët të relaksohen dhe të shohin një qeverisje të fuqishme dhe të qëndrueshme mes partive PDK dhe LDK, një qeverisje kjo e realizimit të premtimeve të Misionit të Ri dhe objektivave tjera të shumta për zhvillimin e Kosovës dhe punësimin e shumë qytetarëve. Qeveri e relaksimit të tensioneve të krijuara nga mbështetësit e shumtë, qeveri që u tregon qytetarëve dhe faktorëve tjerë se liderët politik dinë të bashkëpunojnë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj e jo në interes të çështjeve individuale”, ka theksuar Kelmendi. /Telegrafi/