Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka reaguar pas rastit Karaçeva, kur forcat serbe u futën një kilometër në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe çështë më e keqja, ato e zunënë befasi Prishtinën zyrtare.
Lajmi u nda nga banorë të zonës të cilët botuan video-xhirime nga ngjarja.
Ramiz Kelmendi me këtë rast, në reagimin e tij, fajin e hedh tek Prishtina zyrtare, të cilën e vlerëson jo-bashkëpunuese me KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë.
Kelmendi me të drejtë thotë se për raste të tilla, institucionet kosovare duhet që paraprakisht të kenë informacion nga mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo sipas Kelmendit, të njejtat, nuk kanë arritur të ndërtojnë bashkëpunim me këta mekanizma, me vet fajin e tyre.
Postimi i plotë:
Hyrja e forcave ushtarake të Republikës së Serbisë në Territorin e Republikës së Kosovës është duke ndodhur në vazhdimësi dhe kjo po ndodhë për shkak të mangësive Institucionale në Prishtinë.
-Në takimet e rregullta që mbahen nga Liderët institucionalë duhet qartësuar dhe informuar mbi marrëveshjet që ekzistojnë në mes të KFOR-it dhe Forcave ushtarake serbe apo ushtrive të tjera të shteteve me të cilat kufizohet Kosvova.
– Lidershipi aktual duhet kuptuar që siguria e kufinjëve të Kosovës bie ekskluzivisht mbi mandatin e forcave të KFOR-it dhe përgjegjësia është nën komandën e NATO-së dhe me Kompetenca nga Kombet e Bashkuara. Andaj, derivat i kësaj, duhet që Ministritë përkatëse të kenë bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe duhet të qartësohet dhe ndërtohet ura e komunikimit ndër institucional në mënyrë që mos të kemi panjohuri dhe painformim nga këto institucione ndërkombëtare, duke e shqëtësuar më pas, me të drejtë opinionin, qytetarët, popullatën, me shkaktim pasigurie dhe tentim për shpërngulje nga trevat kufitare.
– Kjo ndërhyrje po tregon se institucionet tona relevante të Intelegjencës, Policisë Kufitare të Kosovës dhe Forcave të Arnatosura nuk kanë nxjerrë një informim institucional dhe reagim adekuat, duke ftuar këshillin kombëtarë të Sigurisë dhe mekanizmave tjerë të cilët garantojnë qytetarët dhe kufinjtë shtetërorë.
– Institucionet duhet të kenë informacione të shpejta e të sakta nga terreni mbi atë që ndodhë, pa kaluar kufirin, kur ka lëvizje brenda kufirit në marrëveshje me KFOR-in dhe jo këto informacione të vijnë dhe ti zënë në befasi Ministrat e resorëve përgjegjëse, duke mësuar lajmin edhe ata vet sikur popullata nga videokamerat e objektve ekonomike.
– Duke e parë këtë realitet, konstatojë se qëndrimet, veprimet e institucioneve të Kosovës në vazhdimësi dhe në kundërshtim me këshillat dhe sygjerimet e Bashkësisë Ndërkombëtare, nxjerrin këso ndërhyrjesh të paparalajmëruara. Kjo tregon se mos-bashkëpunimi, mos-bashkërendimi dhe mos-bashkëveprimi me Bashkësinë Ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të po na largon nga e ardhmja e mirë dhe e shpejtë për Republikën e Kosovës dhe në njëfarë forme Bashkësia Ndërkombëtare vetëm po na e rikujton se Kosova nuk është dhe nuk mundë ti mbrojë kufinjtë e saj pa mbështetjen e focave të KFOR-it dhe NATO-së. Rasti i fundit i Karaçevës lë të kuptohet drejtë e mirë ky realitet.
– Andaj, Institucione dhe Lider Institucional e Politike duhet që për secilin veprim që ndërrmirret për ndryshime, plotësime ligjore e në veçanti për ndryshime politike, apo ndryshime në dëm të bashkësive tjera, para se të vendosen çështjet në trajtim, të bashkëbisedohet me miqtë-Ambasadorin e SHBA-së dhe Ambasadorët e BE-së, sepse kjo na përafron dhe nuk krijon diferenca për të cilat po tregohet se jemi jo bashkëpunues dhe po ndodhë ftohja e raporteve komunikuese e krahas saj përsëri ato ndryshim-plotësime kokë më vete nuk po ndodhin – Deri kurë!?
– Kështu ndodhi kur Bashkësia Ndërkombëtare sygjeronte ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. U kundërshtua, u kundërshtua dhe në fund u ratifikua por dëmet për padëgjueshmëri dhe bashkëpunim për kuptimin e interesave të përbashkëta mbetën.
– Kemi edhe shumë raste tjera nga e kaluara dhe e sotmja për të cilat ne nuk po mundë të kuptojmë rolin vendimtarë që ka Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë – duke e parë edhe çfarë ndikimi ka në Glob.
– Mos harroni – Qingji i mirë i thithë dy nëna ndërsa Qingji i zgjuar trë nëna!”-shrkuan Ramiz Kelmendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake