LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Në tryezë duhet të hidhet shkëmbimi i territoreve – me Borrellin e Lajçakun do bëhet Republika “Srpska”

Kelmendi: Në tryezë duhet të hidhet shkëmbimi i territoreve – me Borrellin e Lajçakun do bëhet Republika “Srpska”

Ish-deputeti dhe afaristi, Ramiz Kelmendi, ka folur pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në një shkrim në Facebook, Kelmendi konsideron se në tryezë duhet të hidhet shkëmbimi i territoreve, pasi sipas tij,  ‘Zajednica’ pa kompetenca me Borrell dhe Lajçak do bëhet Republika “Srpska”.


Tutje tha se pa praninë amerikane në bisedime, Kurti as nuk do duhej e as nuk duhet të pranojë të negociojë.

Kelmendi ka numërua disa gabime të kryeministrit Kurti të cilat sipas tij çuan në rrëshqitje të procesit.

Postimi i plotë

Përse Kosova po bie poshtë e më poshtë?!

I shpallëm zgjedhjet për komunat veriore por nuk kandidoi askush (doli ajo që fatkeqësisht ja kam pasur frikën dhe e kam cekur në shkrimet e kaluara).

Gabimi i parë politik.

E shtyjmë afatin për aplikim të partive politike!

Gabimi i dytë politik (Ne kemi të drejtë ti bëjmë, kemi obligim kushtetues) por ç’të bëjmë kur Vuçiqi nuk i lejon?

Ishim në Bruksel për targat (të kërkohet nga Vuçiqi qe të jap pëlqimin për zbatimin e ligjeve në Territorin e Republikës së Kosovës)

Gabimi i tretë politik!

Të shkohet në dialog në Bruksel me Borel dhe Lajçak e Vuçiq?

Gabimi i katërt politik (është më vështirë se të negociosh me Vuçiqin sy më sy, sepse edhe njëri edhe tjetri përfaqësojnë politikat dhe qëndrimet e shteteve të tyre dhe këmbë e krye janë me Vuçiqin) dhe sipas normave ndërkombëtare të dialogut, ndërmjetësuesit propozojnë zgjidhje që mendojnë se është mesatarja e kërkesës dhe refuzimit dhe çdo ndarje nga dialogu ata i bënë që të dalin me qëndrime dhe të flasin për dialogun dhe shpalosin qëndrimet e të tregojnë me gisht se kush është fajtori! Kur është fjala për Kosovën dalin publikisht (sepse kthimi i gishtit kah Kosova është pozitivë tek politikat e shtetit).

Implementimi i gjobave me të holla që duhet të zbatohet është gabimi i pestë

(edhe pse unë mendoj që është ligjor, është dhe rrjedhë nga marrëveshjet në Bruksel), por e keqja e pa analizuar është se do kemi pafuqi ekzekutive! Çka nëse EULEX-i nuk e zbaton këtë vendim? A do të thotë se tani kemi nji UNMIK të aktivizuar (sepse duhet të kemi parasysh që ekziston). Tani, serbët të cilët jetojnë në Komunat qendrore do nxisin krizë humanitare, krizë shëndetësore, izolim dhe mos lëvizje të lire dhe ka mundësi që gjërat të eskalojnë deri në një konflikt të armatosur.

Nga kjo që vura në dukje duke mos dashur të luaje rolin e këshillëdhënësit (por mos harroni, të njëjtat metoda i kemi përdorur ne në lëvizjet paqësore dhe kemi dalur fitues) mendoj së ishte dashur që në asnjë hap tjetër të dialogut të jenë dhe të jenë vetëm pa praninë edhe të SHBA-së në tryezë.

Duhej dhe duhet ftuar Eskobar dhe të përgatitet një qëndrim i përbashkët i cili na nxjerrë nga gabimi i fundit dhe fatal për tërësinë territoriale të Kosovës.

Në tryezë duhet të hidhet shkëmbimi i territoreve, sepse Zajednica pa kompetenca me Borel dhe Lajçak do bëhet Republika Srpska””.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori