LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh e shkatërron Grykën e Rugovës (Video)

Kelmendi: Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh e shkatërron Grykën e Rugovës (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se i përkrah protestat e qytetarëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Sipas tij, ndërtimi i tyre në atë pjesë do ta shkatërronte Grykën e Rugovës.


“Instalimi i hidrocentralit linjor, siç është në këtë rast e shëmton jashtëzakonisht shumëa të pjesë,sepse e tërë sasia e ujit do të flejë në tërë kanalet e ujit dhe në shtratin e lumit. E lumi do të ngelet një lum i shkretë. Prandaj, qytetarët kanë të drejt dhe i mbështes qytetarët kanë që duan ta ruajnë ambientin dhe kulturën, turizmin dhe të ardhëm e vet “, tha ai.

Ligji për Investime Strategjike, sipas Kelemndit ka shkëputur disa mundësi të komunave për interesa strategjike të një operatori ekonomik. “Operatorët ekonomik që dëshiron të investojë, në një farë forme joshet për investime, pastaj dalin qytetarët të cilët me të drejt shqetësohen, për arsye se iu prishet natyra, prishet interesi turistik për Rugovën dhe e shëmton jashtëzakonisht shumë këtë interes”, ka treguar Kelmendi.

Kelmendi ka treguar se edhe më herët ka pasur projekte për ndërtimin e një pende, por e cila është kundërshtuar nga Kisha e Pejës.

“Kalimi i një hidrocentral që ka qenë i paraparë më herët, si një branë në hyrje të Grykës së Rugovës është kundërshtuar vazhdimisht nga Kisha e Pejës dhe asnjëherë ai projekt nuk ka kaluar”, tha deputeti Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/