LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Mandatari i dytë i takon secilës parti, apo deputet (Video)

Kelmendi: Mandatari i dytë i takon secilës parti, apo deputet (Video)

Njohësi i Kushtetutës së vendit, Muhamet Kelmendi ka thënë se nëse koalicioni PAN nuk arrin të formojë qeverinë, presidenti i vendit mandatarin e dytë mund t’ia jep kujt të dojë.

Kelmendi shpjegon se në këtë rast mandatari i takon jo vetëm partisë së dytë fituese, por edhe subjektit tjetër ose edhe një deputeti të vetëm.


“Në qoftë se në Kuvend nuk i merr shumicën e votave qeveria e propozuar nga mandatari, atëherë brenda dhjetë ditëve presidenti i Kosovës ka të drejtë t’ia jep mandatin një subjekti tjetër, individi, apo deputeti i cili po ashtu ka afatin e caktuar brenda të cilit duhet të paraqet qeverinë dhe të votohet në Kuvend. Nëse edhe në raundin e dytë nuk zgjidhet qeveria atëherë presidenti e ka për detyrë, sipas pikës 3 dhe katër të nenit 95, t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat domosdo duhet të mbahen brenda 40 ditëve”, ka thënë Kelmendi, për Ekonomia Online.

Kelmendi shpjegon edhe procedurat e Gjykatës Kushtetuese se si partia apo koalicioni i parë mund ta formojë qeverinë.

Ai tregon se afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 11 korrik. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit presidenti duhet ta mandatojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.

“30 ditë nga dita e zgjedhjeve duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pastaj presidenti e ka për detyrë që partinë e parë që ka fituar shumicën e votave apo është partia e parë apo respektivisht koalicioni i parë t’i jam mandatin për themelimin apo organizimin e qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se mandatari i parë ka afati 15 ditët t’ia paraqet strukturën e vet Kuvendit dhe të votohet për Qeverinë.

Ai ka thënë se presidenti i vendit është i pavarur, ka diskrecion dhe duhet të mbështetet në faktorin e ruajtjes së unitetit.

“Në faktin e ruajtjes së paqes, stabilitetit të vendit dhe ai e vlerëson do të thotë është diskret i tij, kompetencë e tij adekuate dhe e veçantë që ia jep atë se kujt vlerëson ai se është më i përshtatshmi dhe ka afate të caktuara brenda të cilave duhet të formojë qeverinë dhe duhet të votohet me shumicë të votave në të kundërtën shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e njëjtë me atë të Maqedonisë në të cilën thuhet se nëse partia ose koalicioni i parë që ka dal fitues nuk mundet brenda afatit të caktuar të krijojë Qeverinë, mandatari i takon partisë së dytë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori