LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Me Ligjin e Trustit u rrit edhe më shumë dallimi mes shtresave të shoqërisë, në dëm të sektorit privat

Kelmendi: Me Ligjin e Trustit u rrit edhe më shumë dallimi mes shtresave të shoqërisë, në dëm të sektorit privat

Ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni i njohur, pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, thotë se Ligji për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit nuk ka mbështetur njëjtë sektorin privat dhe atë publik.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përfituesit më të mëdhenj nga Ligji për Trustin ishin ata të sektorit publik, pasi që të njëjtin kishin paga më të larta dhe Trust të paguar në rregull në baza mujore.


Afaristi thotë se përfitues ishin edhe ata punëtorë të sektorit privat që kanë pasur paga të larta dhe truste të paguara në rregull.

Por sipas Kelmendit humbësit më të mëdhenj ishin punëtorët e sektorit privat që pagesat e kanë marrë edhe në bankë edhe në dorë dhe personat e kategorive sociale që nuk ishin fare në punë.

Kelmendi thotë se  me Ligjin e Trustit, u rrit edhe më shumë dallimi në mes shtresave të shoqërisë , në dëm të sektorit privat.

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit

Si po mbështetet rritja e dallimit mes shtresave të shoqërisë nga Fondi Pensional – Trusti dhe si po bëhet me atraktiv punësimi në sektorin publik dhe Shtetëror

1. Nëse e shohim kush janë përfituesit më të mirë nga Trusti del të jenë të punësuarit në Sektorin Shtetëror dhe Publik. Ata edhe kanë pagat më stabile, më të larta dhe të rregullta dhe të gjitha pagesat e kontributit janë reale.

2. Përfituesit e tjerë nga ky fond janë të punësuarit në ndërmarrje private, siç janë Institucionet Financiare, Institucionet e shoqërive të Sigurimit. Edhe në këto raste është e njëjta formë e rregullsisë dhe vlerave të pagesave.

3. Përfituesit tjerë janë nga sektori privat të cilët janë rentabil dhe të rregullt me pagesa dhe vlera të larta page.

4. Përfituesit më të dëmtuar janë nga një pjesë e sektorit privat të ekonomive të vogla dhe të ekonomive me rentabilitet të ultë si dhe ata që kanë qenë pjesë e punësimit me pagesa alternative, ca në dorë ca në bankë dhe në fund ata të cilët kanë punuar në të zezën dhe janë punëtorë krahu të punes ditore. Ndërsa edhe më shumë të dëmtuar janë ata të cilët nuk janë fare në punë dhe me të ardhura sociale, që nënkutphet.

Pra, nëse shohim në kohë pandemie, sektori publik, shtetërorë mbeten përftiuesit më të mëdhenjë. As që janë zvogëluarë pagat e tyre e as që janë larguar nga puna, por ka raste të sektorit publik që edhe nëse nuk kanë arritur rezultate Ekonomike, sërish kanë marrë paga të plota.

Duke analizuar këta shembuj, rezulton se politika ekonomike për rimëkëmbje nuk ka përfshirë qytetarët e kategorive që përveç Pandemisë, nuk kanë perfituar nga trusti. Andaj, kjo tregon se është më atraktive dhe e sigurt të jesh i punësuar në Institucione se sa në sektorin privat. Edhe këta shembuj argumentojnë si fakte, se edhe mbështetja e fundit e rrit dallimin në mes shtresave të shoqërisë dhe në dëm të sektorit privat.

Politika për Rimëkëmbje Ekonomike po përcakton qartë; vetëfinancohu, vetëkreditohu dhe vetëmohohu për shtetin.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!

Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!

Prishtina Ticket
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita

E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë

Ekonomi
​Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë

​Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë

Ekonomi
Kalo në kategori