LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi, bashkëbisedim me qytetarët për produktet Made in Kosova

Kelmendi, bashkëbisedim me qytetarët për produktet Made in Kosova

Ish-deputeti i LDK-së, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të blejnë prodhimet kosovare, qofshin ato industriale apo edhe bujqësore.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, duke treguar për produktet Made in Kosova, ka thënë se “rolin vendimtarë në këtë mes e kanë politikat fiskale për të cilat mendoi se është perceptu ndryshimi i tyre që komunitetin e biznesit ekzistues dhe të atyre që do kyçen do e fuqizojnë edhe për nga çmimi i cili në shumicën e rasteve është vendimtarë”.


Postimi i plotë i Kelmendit:

‘Bashkëbisedim me Qytetarin …

Po fillojmë më veshjet dhe mbathjet, të dalim çdokush para pasqyrës dhe të fillojmë veshjen.
Nisim ngam çorapet, të brendshmet, këmisha, bluza, maica, duksa, farmerka, pantallona, komplete rrobash, pallto, trenerka etj. Nga veshja, pastaj kalojmë tek mbathjet, papuçe dhome, këpuca, sandale, çizme, atlete etj.

1. Së pari a jeni duke veshurë ndonjë produktë Made in Kosova!?

2. A ka mundësi teorike dhe praktike që të gjitha këto të prodhohen në Kosovë si në sasi ashtu dhe në cilësi dhe për të gjitha gjeneratat.

3. A mundemi ne të bindim të tjerët për tu veshur, mbathur me produkte Made in Kosova kur nuk arrijmë të bindim vetën e lëre më anëtarët e familjes.

4. Pra, qytetarët që fitojnë të ardhurat e veta personale me punë, që i bënë të pavarur, të vendosin çfarë do blejnë për të veshurë dhe mbathur. A ka brende të njohura që i bëjnë njerëzit të quhen në trend me kohën, kulera dhe Vip-a, kur veçse është krijuar përcepcioni se unë jam për veshje dhe mbathje të cilat më bëjnë kuller, pra qytetarët dhe percepcioni i tyre si dhe të ardhurat e tyre bëjnë që ata të blenë atë që i bënë të ndjehen komod dhe të veshurë me brende dhe cilësi!

5. Por prodhuesit që dëshirojnë të përfitojnë konsumatorët, duhet të përdorin metodën e marketingut për të rritur përcepcionin që produktet e tyre të jenë më masovike në trupin e tyre.

6. Unë nga vizitat e shumta që kam realizuar gjatë jetës time politike dhe ekonomike kam parë se të gjitha produktet e cekura me lartë prodhohen në Kosovë, me cilësi dhe sasi të mjaftueshme dhe gjenden në objektet shitëse në mbarë vendit, porse mbetet tek konsumatorët që ti blejnë për veshje dhe mbathje .
6. Me duhet të theksoi se shpesh në shoqërinë tonë thuhet; Më dëgjo, bëjë çtë them unë, e jo çbëjë unë!

II. Dua të vazhdojë komunikumin…

Le ta shiqojmë tryezën dhe shportën e blerjes për shtëpi dhe aty shofim se sa i madh është asortimani i ushqimit, sa prej tyre janë Made in Kosova. Artikujtë e higjienës, paisjeve shtëpiake dhe shumë artikuj që arrijnë shifrën mbi 200 mijë! Sa prej tyre janë Made in Kosova! Pra, a ka mundësi teorike dhe praktike që të gjitha këto të jenë Made in Kosova si në sasi dhe në cilësi.

Nga këtu, rol të rëndësishëm luan përceptimi qytetarë për produktet Made in Kosova dhe Made in Bota. Pra shpesh dëgjojmë, a i ipet ky produkt fëmiut tim!? Sipas përvojës time në njohuritë e prodhuesve të Kosovës, ka shumë produkte, duke filluar nga qumështi, produktet e bylmetit, kafes, nutsave, makaronave, biskotave, lëngjeve dhe shumë prej tyre me licenca ndërkombëtare, nxjerrin kualitet dhe sasi, por nuk mundë të plotësojnë përcepcionin e qytetarëve, ndërsaqë koha e marketingut të ngjeshurë arrinë të ndryshoi përcepcionin! Por është fakt se ka shumë produkte që nuk kanë ekonomitet, ndaj konkurrenca e fortë që bizneset kosovare nuk arrijnë dot të vetëm të ballafaqohen i mundë.

Mund t’ju them se rolin vendimtarë në këtë mes e kanë politikat fiskale për të cilat mendoi se është perceptu ndryshimi i tyre që komunitetin e biznesit ekzistues dhe të atyre që do kyçen do e fuqizojnë edhe për nga çmimi i cili në shumicën e rasteve është vendimtarë.

Për të kuptuar prodhimtarinë dhe bashkebisedimin me ju, ju shpjegoi se prodhimi ngërthen në vete edhe importin e komponentëve të jashtëm dhe furnizimin e komponentëve të brendshëm, përpunimin, paketimin, shitjen dhe eksportin e mëtutjeshëm në tregun e brendshëm.

Nuk ka mundesi teorike dhe as praktike që të nxjerret një produkt pa pjesëmarrje të importit.
Duke bashkëbisediar me ju është momenti të nxjerrim besim për mbështetje të liderit që i garanton këto!’, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/