Kelmendi ka një vit e gjysmë që po dominon në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo është kampione e botës dhe prin bindshëm në ranglistën botërore.

Evropiani i vitit 2014 mbahet pas dhjetë ditësh, nga 24 deri më 27 prill në Montpellier të Francës dhe Majlinda tash e një kohë të gjatë është duke u përgatitur maksimalisht për këtë garë.


Në një intervistë për Kohën Ditore, krenaria e Kosovës ka thënë se synimi i vetëm i saj për këtë garë është medalja e artë. /Telegrafi/

telegrafi sport app