LAJMI I FUNDIT:

Kekenovski: “Bokseri” aktroi patriotizëm të vonuar

Kekenovski: “Bokseri” aktroi patriotizëm të vonuar

Jove Kekenovski, kryetar i FRODEM, fraksion i OBRM-PDUKM-së, ka reaguar ndaj mënyrës së veprimeve të ish-liderit të OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë, mbrëmë kur u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij “bokseri” (Gruevski), nuk ka reaguar në këtë formë ndaj, siç thotë, “amnestimit të terroristëve” dhe kur ka “biseduar për platformën e Tiranës”, dhe se vonë ka reaguar me aktrimin e patriotizmit, duke treguar forcë.


Ai u bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të dorëhiqen, ose do të jenë pjesëmarrës pasiv të “kapjes” së shtetit./Telegrafi/