LAJMI I FUNDIT:

KEK-u nis studimin e fizibilitetit për termocentralin që BE-ja e do të mbyllur

KEK-u nis studimin e fizibilitetit për termocentralin që BE-ja e do të mbyllur

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) të martën pritet të iniciojë zyrtarisht projektin që mundëson vazhdimin e operimit të termocentralit “Kosova A” përtej afateve të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është hapi i parë zyrtar që ndërmerret nga institucionet shtetërore për zgjatjen e kohës së operimit të këtij termocentrali, të cilit paraprakisht iu kishte programuar jetëgjatësia vetëm deri më 31 dhjetor të 2017-s.


Hapja e tenderit për këtë qëllim është në kundërshtim me zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe pritjet e Bashkimit Evropian për dekomisionimin e tij deri në fund të vitit 2017.

Korporata Energjetike e Kosovës, në pajtim me Qeverinë e Kosovës si aksionare, do të iniciojë studimin e fizibilitetit për termocentralin “Kosova A”.

KEK-u do të jetë financues i këtij studimi dhe do të ketë dy tenderë deri në angazhimin e një kompanie që merr përsipër këtë projekt, përcjell koha.net. Fillimisht do të hapet një tender për hartimin e termave të referencës dhe pastaj do të hapet tenderi kryesor për angazhimin e kompanisë private për bërjen e këtij studimi të fizibilitetit. /Telegrafi/