LAJMI I FUNDIT:

KEK-u e Termokos nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me ngrohje

KEK-u e Termokos nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me ngrohje
Termokosi /Foto: Ridvan Slivova/

Zëvendës kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, Fisnik Osmani, kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe “Termokos”.

Në komunikatën për KEK-ut thuhet se kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15 tetor 2023 deri me 15 prill 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores “Termokos”.


Ndërsa varësisht nga lëvizja e temperaturave, kompania “Termokos” ka njoftuar se është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës se Prishtinës edhe para datës 15 tetor.

Nga ky sezon për të gjithë konsumatorët që i kanë të instaluara pajisjet e reja për matjen e shpenzimit të ngrohjes, do të fillojë faturimi sipas shpenzimit./Telegrafi/