LAJMI I FUNDIT:

KEK-u dhe Komuna e Obiliqit me projekte për mbrojtjen e mjedisit

KEK-u dhe Komuna e Obiliqit me projekte për mbrojtjen e mjedisit

Pas përfundimit të investimeve 10 vjeçare në mbulimin e deponive të hirit, eleminimit të materieve të rrezikshme dhe përmirësimin e ndotjes së ajrit nga Termocentralet përmes investimeve në elekto-filtra, nga ky vit, fillon faza e investimeve në kultivimin e tokave dhe ndërtimin e parqeve të gjelbëruara në hapësira qindra hektarëshe në tokat e KEK-ut.

Për këto projekte nga fillimi i vitit janë duke punuar intensivisht zyrtarë të KEK-ut dhe Komunës së Obiliqit.


Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit,  Xhafer Gashi edhe sot kanë zhvilluar një takim ku është diskutuar më në detaje rreth këtyre projekteve, transmeton Telegrafi.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi në këtë takim ka thënë se ka një bashkërendim për realizimin e këtyre projekteve që janë të rëndësishme për banoret e komunës së Obiliqit dhe jo vetëm.

“Korporata Energjetike e Kosovës në vazhdimësi ka bërë investime në komunitet dhe përmirësimin e mjedisit. Tani jemi duke folur për projekte që janë shumë më të mëdha dhe që do të reflektojnë direkt në ndryshimin e ambientit ku operon Korporata. Projekti me i rëndësishëm është Brezi i Gjelbër që përfshinë gjithë zonën rreth Korporatës. Pra do të fillojmë gjelbërimin, mbjelljen e drunjve në gjithë perimetrin ku operojnë termocentralet tona. Kjo do të ndikoj në përmirësimin e ajrit dhe njëkohësisht do t’i jap pasqyre krejt tjetër kësaj zonë të Obiliqit”, ka thënë Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi pas këtij takimi.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e hapave drejt realizimit të këtyre projekteve.

“Këto projekte do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët në komunën tonë. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me KEK-un dhe bashkërisht do të jemi të përkushtuar që të realizojmë projekte të mëdha në këto zona. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë banorët e Obiliqit e në veçanti për ato zona të cilat janë rreth termocentraleve dhe mihjeve të KEK-ut. Përveç këtyre, janë edhe disa projekte të tjera që KEK-u sikur edhe në vitet e tjera edhe këtë vit do të investoj në komunitet, ndërtimin e fushave të sportit dhe parqeve në disa fshatra”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori