Me gjithë problemet dhe sfidat e shumta që dolën me shpronësimin e pronave në Shipitullë, Divizioni i prodhimit të qymyrit i Korporatës Energjetike të Kosovës ka arrit rekord të prodhimit dhe furnizimit me lëndë të parë të termocentralit Kosova A dhe Kosova B duke mundësuar furnizim të rregullt me energji nga këto dy termocentrale.
Drejtor Ekzekutiv Divizionit të Prodhimit të Qymyrit në KEK, Hanefi Hajdini, ka thënë se: “Vlen të theksohet që këtë vit Divizioni për prodhimin e qymyrit ka arritur rekorde të prodhimit të qymyrit, ku në muajin prill më saktësisht brenda 24 orëve ka arrit që të prodhoj mbi 40 mijë tonë qymyr dhe largimin e djerrinës, afërsisht 60 mijë metër kub djerrinë. Përkundër pajisjeve të cilat i kemi bukur të vjetruara, me angazhimin e menaxhmentit, stafit dhe punëtorëve, të cilët i kemi me numër prej 2500 punëtorë, kemi arritur që jo vetëm ti furnizojmë elektranat dhe të mos kenë rrezikshmëri rreth furnizimit me qymyr, por edhe të krijojmë rezerva në deponi, të cilat i kemi mbi 500 mijë tonë të deponuara”.
Prodhimi i qymyrit është një nga punët më të vështira në Korporatën Energjetike të Kosovës, por falë angazhimit të menaxhmentit dhe punëtorëve çdo vështirësi ka arritur të tejkalohet pa probleme të mëdha.
“Në Divizionin e Qymyrit punohet në vazhdimësi në 24 orë në tri ndërrime. Puna është jashtëzakonisht e vështirë, si në të gjitha minierat edhe te ne. Gjatë verës kemi pluhur të madh dhe rrezikshmëri të madhe nga vetëndezja e qymyrit. Kurse gjatë dimrit mund të paraqiten probleme të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave të shumta. Mirëpo, përkundër që është puna e vështirë, falë angazhimit maksimal të punëtorëve dhe përkrahjes së stafit menaxhues, si dhe kushteve që na ka krijuar KEK-u ne po arrijmë t’i menaxhojmë këto situata, si dhe të realizojmë prodhimin sipas planifikimit”.Ka shpjeguar Udhëheqësi i sektorit të prodhimit në Departamentin e Prodhimit të Qymyrit, Arsim Krasniqi.
Ky divizion është në proces të furnizimit me pajisje të reja, të cilat do ta rrisin në masë të madhe procesin e punës, që do të ndikoj edhe në prodhimin e sigurt të qymyrit për të gjitha termocentralet.
“Në vitin 2019 kemi të planifikuar rreth 8 milionë tonë qymyr, mirëpo me ardhjen e pajisjeve të reja, planifikojmë që ky prodhim apo kjo nxjerrje e qymyrit do të dyfishohet që do të arrij në 15 milionë tonë qymyr. Me investimet e reja në ekskavatorët e rinj dhe me pajisjet tjera të reja, jo vetëm që do të kemi siguri në prodhim në termocentralet aktuale, por garantojmë që do të kemi një siguri dhe një furnizim të bollshëm edhe për termocentralin e ri”. theksoi, Drejtori Ekzekutiv i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, Hanefi Hajdini.
Nxjerrja e qymyrit ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore, ndërsa në vitin 1958 si minierë sipërfaqësore nëMirash dhe Bardh.
Miniera e Sibovcit Jug-Perëndimor ka rezerva të zbuluara prej 123.4 milionë tonë që garantojnë prodhim të qymyrit deri në vitin 2027./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën