LAJMI I FUNDIT:

KEK: Blloku B2 pritet të kthehet në punë në mbrëmje

KEK: Blloku B2 pritet të kthehet në punë në mbrëmje
Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MW/h.

Ndalja e kësaj ndjesie gjeneruese është bërë për qëllime preventive për të evitua rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga disa probleme të vogla dhe për të parandaluar ndonjë avari e cila mund të ketë pasoja të mëdha.


“Defekte të tilla teknike në blloqet e termocentraleve të KEK-ut nga ku prodhohen sasi të mëdha të energjisë elektrike janë krejtësisht normale dhe paraqiten herë pas herë, por është shumë me rëndësi të dihet se ekipet kujdestare, inxhinjerët dhe stafi tjetër teknik i mirëmbajtës dhe kontrollit janë të detyruar të intervenojnë menjëherë dhe të ndalin blloqet kur paralajmërohen rreziqe në ndonjë nga pajisjet”, ka njoftuar KEK.

Në situata të tilla, ashtu siç ngarkohet me përgjegjësi KEK-u, ka njoftuar të gjithë akterët e fushës se energjisë në vend dhe sipas obligimeve dhe përgjegjësisë qe kanë operatorët të gjinden alternativa tjera të furnizimit për të mos i lenë qytetarët pa energji elektrike.

“Në bazë të rregullave të tregut dhe obligimeve kontraktuale në mes të operatorëve të licencuar, KEK-u është i detyruar që të mbuloj dëmet financiare ndaj operatoreve tjerë në treg, të cilët kanë obligim te furnizojnë konsumatorët me energji elektrike, mirëpo duhet të sqarohet se KEK-u nuk mbanë asnjë përgjegjësi për furnizim”.

Ndryshe, ekipet e mirëmbajtës së KEK-ut janë mobilizuar nga orët e para të mëngjesit dhe po japin maksimumin e tyre që kjo njësi të kthehet ne pune brenda një afati rekord qe parashihet sonte pas orës 20:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori