Ajo është bërë e njohur si velinë në një nga emisionet shqiptare dhe që nga atëherë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Fjala është për Kejvina Kthellën, e cila tashmë ka arritur të mbledh mijëra ndjekës edhe në rrjetet sociale.


Ajo së fundmi mori vëmendje të madhe në një nga paraqitjet me të brendshme të bardha.

Bukuroshja dukej në formë të mahnitshme, ndërsa komplimentet nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

“Unë dua të shfaqem vetëm me të brendshme dhe të kem një kurorë gjithë ditën”, kanë qenë fjalët e 25 vjeçares.

Biondja po ashtu është pjesë e një sërë projektesh me brende të njohura shqiptare dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, Kthella këto ditë është përfolur edhe për një lidhje të re dashurie. /Telegrafi/