Banori që u eliminua në natën e sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania është Keisi Medini.

Bukuroshja ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


Ajo ishte në nominim me disa konkurrentë të tjerë si: Bledi Manen, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

Screenshot 31 5 Foto: Screenshot/Facebook

Këngëtarja e njohur qëndroi prej muajsh brenda, gjersa ka qenë më e qetë sa i përket lojës.

Theksojmë që garës në BBVA po i vjen fundi pasi finalja e madhe do të mbahet më 6 maj.

Screenshot 32 2 Foto: Screenshot/Facebook

Meqë jemi në javët e fundit po vazhdojnë akoma sfidat dhe strategjitë e banorëve të tjerë.

Ndërsa njëri nga banorët pretendent për të fituar është artisti shkodran, Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Screenshot 34 4 Foto: Screenshot/Facebook