LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Kemi vendosur trafo blindën e në zonën turistike të Brezovicës

KEDS: Kemi vendosur trafo blindën e në zonën turistike të Brezovicës

KEDS ka bërë të ditur se në zonën turistike të Brezovicës kanë vendosur trafo blindën e re, ndërsa theksojnë se me këtë do të rritet siguria e furnizimit dhe do të përmirësohet dukshëm kualiteti i shërbimeve.

KED thotë se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillim të mëtutjeshëm të asaj ane, e cila konsiderohet zonë turistike.


“KEDS tashmë ka vendosur trafo blindën tërësisht të re me kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët e asaj ane dhe ka bërë shtrirjen e kabllove komplet të reja bashkë me stabilimente përcjellëse. Investimet në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës. Kjo tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të ofruar shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe rrjet te sigurt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/