Keanu Reeves vazhdon të jetë aktori më i dashur i publikut, pasi që rregullisht po e rrit dashurinë e fansave falë gjesteve të tij simpatike. Ditë më parë, ai i ka shkruar një fansi në një pllakat të madh, të cilën e kishte lënë përpara shtëpisë në Louisiana.

Ylli hollivudian ishte duke u vozitur me skenaristin Ed Solomon, kur në një kopsht në afërsi të vendxhirimit, kishte vërejtur një pllakat me mbishkrimin "You're breathtaking". E ndali veturën dhe doli jashtë për ta nënshkruar pllakatin.


https://twitter.com/ed_solomon/status/1151842321522204673

Këtë fjali, Reeves ua kishte thënë një grupi fansash në një konferencë dhe më pas ishte bërë hit në rrjetet sociale.

Menjëherë pas në internet ishte publikuar fotografi, në të cilën shihej aktori duke e nënshkruar, ndërsa gruaja që e kishte nxjerrë pllaka është mahnitur.

"Ëndrra ime u realizua mbrëmë. E dinim se Keanu Reeves xhiron film në fund të rrugës, prandaj djali im dhe unë e vendosëm shenjën, në të cilën shkruan 'You're breathtaking'. U ndalën disa vetura dhe shkuan, pastaj u paraqit ai", ka shkruar në Twitter gruaja e njohur me emrin Stacey. /Telegrafi/