LAJMI I FUNDIT:

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përjashtoi mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re.

Ajo i tha KosovaPress-it të hënën se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj jo ata nga opozita.

“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, tha Haxhiu.


KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Pra, nevojiten koalicione pasi që asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme qeverinë.

Deri më tash, në deklarime publike, LVV-ja ka thënë se do të udhëheqë me qeverinë e re por që preferojnë të bashkëpunojnë me partitë pakicë jo serbe.

Minoritetet jo serbe i kanë 10 deputetë ndërkaq, serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Afati ligjor për këtë është 30 ditë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Lajme
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Politikë
Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

Politikë
Gjermania përgjysmoi kuotën për punëtorët nga Ballkani, industria e ndërtimit paralajmëron pasoja serioze

Gjermania përgjysmoi kuotën për punëtorët nga Ballkani, industria e ndërtimit paralajmëron pasoja serioze

Lajme
Arifi: Personat që kanë gjuajtur gaz lotsjellës, nuk do duhej të ishin kryetar të Parlamentit

Arifi: Personat që kanë gjuajtur gaz lotsjellës, nuk do duhej të ishin kryetar të Parlamentit

Lajme
Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit - gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës

Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit - gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës

Politikë
Kalo në kategori