LAJMI I FUNDIT:

KE: Maqedonia e Veriut është në fazë të hershme të përgatitjes për bujqësi të qëndrueshme

KE: Maqedonia e Veriut është në fazë të hershme të përgatitjes për bujqësi të qëndrueshme

Maqedonia e Veriut është në fazë të hershme të përgatitjes për bujqësi të qëndrueshme, vlerëson Komisioni evropian (KE) në Raportin më të ri për përparimin e vendit. KE-ja vëren se përgatitja e ligjit të ri për bujqësi dhe zhvillim rural është shtyrë dhe rekomandon që vendi ta harmonizojë politikën e vet për mbështetje bujqësore me aki-në e BE-së.

Siç ceket në Raport, përparim nuk ka në rpaort interoperabilitetin me sistemet për identifikim dhe regjistrim të kafshëve për sigurim të të dhënave më cilësore.

“Të gjitha elementet e Sistemit të integruar për administratë dhe kontroll (IACS) janë vendosur në pajtim me aki-në e BE-së. Transferet e të dhënave dhe interoperabiliteti duhet të sigurohen së bashku me verifikimin e saktësisë së të dhënave. Përparimi vërehet në xhirimin orto-foto në mënyrë që të lehtësohet përditësimi i Sistemit për identifikim të parcelave tokësore (LPI). Regjistri i bujqve dhe LPI fillimisht duhet të transferohen në Agjencinë pagesore”, ceket në Raport.


Nevojiten resurse shtesë për zgjerim të Rrjetit për të dhëna kontabiliste nga ferma (FADN), por edhe përfshirje të të dhënave për mjedisin jetësor dhe qëndrueshmërinë sociale në pajtim me Rrjetin e ri të BE-së për të dhëna për qëndruehsmërinë e fermës (FSDN).

“Është miratuar Ligji i ri për shërbime adekuate, por mbetet të sillet legjislaturë për organizimin e përbashkët të tregut dhe të definohen mandatet institucionale”, noton Komisioni.

Lidhur me zhvillimin rural, theksohet se filloi Programi IPARD 3, ndërksa po përparon edhe finalizimi i IPARD 2. Megjithatë, Komisioni rekomandon të ketë kujdes për kapacitetin institucional të Agjencisë pagesore dhe posaçërisht për uljen e numrit të pagesave të vonuara të aplikuesve.

Nga aspekti i politikës së cilësisë, KE e përshëndetë miratimin e Ligjit për verën, ndërka lidhur me bujqësinë organike tregon se mbetet të sillet ligj i ri.

“Duhet të përmirësohen aktivitetet për përmirësim të ndjekjes dhe kontrollit të certifikimit dhe përshtatshmërisë së prodhimeve organike. Duhet të bëhen edhe përpjekje për zhvillim të mëtutjeshëm të sektorit, me çka plotësisht shfrytëzihet mbështetja e kapshme në suaza të IPARD 3”, ceket në Raportin e KE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Lajme
​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si

​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si "Ftyra"

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori