Sërish përplasje mes Brikena Selmanit dhe Edisa Demollarit në Big Brother VIP Albania 5.

Ka qenë Edisa që i ka përmendur një veprim modeles, të ndodhur në një emision ku ka qenë e pranishme më parë.


"Ke hequr bluzën në mes të emisionit vetëm për me ndez", iu drejtua ajo.

Foto: Instagram

Më pas Brikena iu kundërpërgjigj duke thënë se kishte veshur bluzë të kuqe dhe se në atë emision kishte imazhin top.

"Çfarë problemi ke me mua", i tha më tej banorja.

Foto: Instagram

Brikena disa muaj më parë ka qenë pjesë e spektaklit "Supernova", të drejtuar nga Sara Kolami.

Edisa që në hyrje të Big Brother ka hedhur akuza dhe e ka sulmuar Brikenën. /Telegrafi/