Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizoi sot tryezën në Ferizaj me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: këndvështrimi i qytetarëve të rajonit të Ferizajt”.
Me këtë rast Jeta Krasniqi nga KDI, theksoi se qëllimi i KDI-së është rritja e transparencës së procesit të dialogut.
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proces, KDI ka organizuar takime të vazhdueshme me deputetë, qytetarë, medie, shoqërinë civile dhe akademinë në të gjitha rajonet e Kosovës. Këto takime kanë synuar gjithashtu informimin e qytetarëve rreth marrëveshjeve të arritura të cilat e prekin jetën e qytetarëve. Në këtë mënyrë, KDI ka kërkuar që të dëgjohet zëri i qytetarëve në mënyrë që kërkesat e tyre të integrohen të fazën e ardhshme të dialogut”, ka thënë ajo.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka theksuar se dialogu ka qenë një proces jotransparent, jo vetëm ndaj qytetarëve por edhe ndaj Kuvendit të Kosovës. Qeveria sipas tij, në vazhdimësi e ka shpërfillur Kuvendin dhe ka shmangur diskutimet e brendshëm rreth këtij procesi. Ai shtoi se është e rëndësishme që të ketë një dialog nga poshtë-lartë si dhe të specifikohen parimet bazë të diskutimit.
Kurse Median Hashani nga PDK-ja, ka thënë se dialogu me Serbinë është një kusht i bashkësisë ndërkombëtare të cilin Kosova duhet ta plotësojë. Ai theksoi se përkundër disa aspekteve negative që mund t’i ketë sjellë dialogu, ai ka sjell edhe shumë të mira si funksionalizmi i gjyqësorit dhe veprimi i policisë në të gjithë Kosovën si dhe vendosja e doganierëve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Ai ka shtuar se në fazën e ardhshme të dialogut do të kërkojnë që të diskutohen temat e përballjes me të kaluarën, dëmet e luftës, si dhe do të kërkojnë nga BE-ja që ta detyrojnë Serbinë t’i paguajë dëmet e luftës. Po ashtu, ai shtoi se PDK-ja është kundër ideve për ndarje, shkëmbim territoresh apo autonomi të serbëve në Kosovë.
Ndërkaq, Albulena Nrecaj drejtoreshë ekzekutive e INPO-së theksoi se është e rëndësishme që fillimisht të sqarohet statusi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, para se të shkohet në fazën e re të dialogut.
Ajo potencoi se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies kanë qenë dhe mbetën shqetësimet më të mëdha të shoqërisë civile lidhur me dialogun.
Afrim Demiri, njohës i zhvillimeve politike, ka theksuar se dialogu i Brukselit është një vazhdimësi e bisedimeve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga vitet e ‘90-ta.
Ai shtoi se përderisa në përpjekjet për liri, shoqëria dhe lidershipi i Kosovës kanë qenë të bashkuar, një gjë e tillë nuk ka ndodhë gjatë procesit të shtetformimit. Më tutje, Demiri ka theksuar së është e nevojshme që të ketë konsensus ndërmjet spektrit politik në mënyrë që në dialog të paraqitemi të unifikuar.
E qytetarët e rajonit të Ferizajt u shprehën të pakënaqur me mungesën e transparencës dhe të indinjuar me sjelljet e partive politike dhe lidershipit politik.
Ata kërkuan që të ketë konsensus të skenës politike në mënyrë që të shkohet në dialog të bashkuar dhe të përgatitur. Ata gjithashtu kërkuan që dialogu të mos shfrytëzohet si mjet për të ardhur në pushtet por të trajtohen si çështje jetike rreth së cilës duhet të jemi të bashkuar.
Po ashtu u tha se Kuvendi duhet të miratojë një rezolutë e cila e mandaton presidentin të dialogojë, si dhe te diskutohen çështja e të zhdukurve, grave të dhunuara dhe dëmet e tjera të luftës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete