LAJMI I FUNDIT:

KDI publikon 10 kompanitë të cilat u shpërblyen me tenderë në vlerë prej 30 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë

KDI publikon 10 kompanitë të cilat u shpërblyen me tenderë në vlerë prej 30 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë

Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë e cila në atë periudhë udhëhiqej nga Uran Ismaili, ka dhënë kontrata mbi 30 milionë euro.

Mirëpo rreth 89 për qind e këtyre tenderëve që u dhanë janë koncentrua vetëm në disa kompani, përcjell Telegrafi.

“Gjatë 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) së bashku kishin dhënë kontrata në vlerë prej mbi 30 milionë euro”, thotë Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI).


Organizata ka publikuar tabelën e dhjetë kompanive që kanë fituar më së shumti nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas të dhënëve të KDI-së, Meditech është kompania e cila është shpërblyer më se shumti, ku nga MSH-ja ka marrë 8 milionë e 682 mije e 420 euro. /Telegrafi/