Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i ka dërguar letër të hapur presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me takimin e Berlinit.
Përmes kësaj letre, KDI u ka bërë thirrje që si përfaqësuesit më të lartë të shtetit, në këtë Samit të prezantoni shtetin e Kosovës me një zë unik sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjeve që ndërlidhen me këtë proces.
“Samiti i Berlinit, në të cilin ju jeni ftuar t’a përfaqësoni Republikën e Kosovës në nivel të Presidentit dhe të Kryeministrit të vendit, paraqet një nga iniciativat më të rëndësishme për promovimin e bashkëpunimit rajonal në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe garantimin e stabilitetit në këtë rajon. Duke qenë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në fokus të angazhimit të BE-së, zhvillimet e fundit rreth fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi pashmangshëm do të jenë pjesë e diskutimit në këtë Samit”, thuhet mes tjerash në letër.
Letra e plotë:
I nderuari President i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi,
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj,
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes kësaj letre të hapur ju falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe njëherit ju rikujton se pjesëmarrja juaj në takimin e Berlinit pa një qëndrim të dakorduar institucional mund të dëmtojë pozicionin e Republikës së Kosovës në raport me pjesëmarrësit e këtij takimi në veçanti, dhe në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi. Deklarimet e juaja publike gjatë muajve të fundit shpërfaqin dallime substanciale lidhur me fazën përfundimtare të dialogut dhe taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Duke ju përcjellë shqetësimin tonë lidhur me mungesën e një pozicioni të dakorduar institucional për çështjet që do të diskutohen në këtë takim, ne vlerësojmë që Kosova rrezikon të paraqitet si shtet jo serioz dhe pa vizion të qartë për rrugëtimin e mëtutjeshëm drejt integrimit evropian, ku normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përbën një element kyç të këtij procesi.
Samiti i Berlinit, në të cilin ju jeni ftuar t’a përfaqësoni Republikën e Kosovës në nivel të Presidentit dhe të Kryeministrit të vendit, paraqet një nga iniciativat më të rëndësishme për promovimin e bashkëpunimit rajonal në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe garantimin e stabilitetit në këtë rajon. Duke qenë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në fokus të angazhimit të BE-së, zhvillimet e fundit rreth fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi pashmangshëm do të jenë pjesë e diskutimit në këtë Samit. Duke konsideruar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si çështja e fundit e hapur në Ballkanin Perëndimor, pas zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në kuadër të sferës së politikës së jashtme të BE-së, në këtë Samit, Kosova dhe Serbia do të inkurajohen që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
KDI, përmes kësaj letre të hapur publike, ju bën thirrje që si përfaqësuesit më të lartë të shtetit, në këtë Samit të prezantoni shtetin e Kosovës me një zë unik sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjeve që ndërlidhen me këtë proces. Një qasje e koordinuar institucionale që reflekton edhe vullnetin qytetar, do të ndikonte direkt në forcimin e pozitës negociuese të Kosovës në raport me Serbinë, si dhe do të përçonte mesazh të qartë tek shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se Kosova është duke trajtuar me përgjegjësi të gjitha obligimet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre