LAJMI I FUNDIT:

KDI kërkon përgjegjshmëri nga deputetët

KDI kërkon përgjegjshmëri nga deputetët

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e vlerëson si tejet të ulët dinamikën e punës së Kuvendit dhe në shpërputhje me përgjegjësitë që ka ky institucion për të trajtuar ligjet, për të mbikëqyrë punën e ekzekutivit dhe agjencive të pavarura si dhe për të përfaqësuar qytetarët e saj.

Bojkotimi i punimeve të Kuvendit nga subjektet politike opozitare dhe papërgjegjshmëria e disa prej deputetëve të koalicionit qeverisës, sipas KDI-së, përveç që ka zbehur debatin parlamentar në përgjithësi, po ndikon negativisht edhe në vetë funksionimin e Kuvendit, sa për krahasim, në muajin maj të vitit të kaluar janë mbajtur 10 seanca, kurse në maj të këtij viti, deri më tani, janë mbajtur vetëm dy seanca.


“Përkundër faktit që koalicioni qeverisës në Kuvend ka mbi 80 deputetë apo 2/3-at, mungesa e kuorumit të nevojshëm prej 61 deputetëve ka qenë shkak i mos mbajtjes së disa prej seancave plenare. Mungesë të kuorumit kishte edhe në seancën e djeshme”, thuhet në kumtesën e KDI-së.

Seanca kishte filluar punimet me praninë e vetëm 53 deputetëve, pa pasur kuorum për të marrë vendime, dhe po për shkak të mungesës së kuorumit ishte ndërprerë kur në sallë kishin mbetur vetëm 56 deputetë. KDI vëren se në votimet e pikave të ndryshme të rendit të ditës kanë marrë pjesë 75 deputetë, çka nënkupton se 19 deputetë nuk kanë qëndruar deri në fund të seancës. Nga krahasimi pjesëmarrjes së deputetëve në votimet paraprake me prezencën e fundit në sallë (ora 14:03), deputetët që nuk kanë qëndruar deri në fund të seancës të datës 18.05.2016 janë:

PDK: Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Nuredin Lushtaku, Besim Beqaj dhe Nait Hasani.

LDK: Naser Osmani, Shpejtim Bulliqi, Salih Morina, Alma Lama dhe Besa Gaxherri.

Deputetë pa grup: Blerim Shala, Margarita Kadriu-Ukelli dhe Shaip Muja.

Lista Srpska: Bojan Mitiq dhe Slavko Simiq.

Grupi 6+: Duda Balje dhe Danush Ademi.

Ndërsa, 44 deputetë të tjerë nuk janë paraqitur fare në seancë (përfshirë ata të opozitës dhe përjashtuar një deputetë nga PDK që nuk është zëvendësuar ende).

“Vështirësia për të siguruar kuorumin, sipas KDI-së, po i përcjellë edhe komisionet parlamentare, ku vetëm në sesionin pranverorë kanë dështuar të mbahen 13 mbledhje. Dukuria që më së shpeshti po ndodh është që komisionet fillojnë takimet pa pasur kuorum, shqyrtohen pikat e rendit të ditës, pastaj përmes thirrjeve telefonike deputetët lëvizin nga një komision në tjetrin sa për të votuar raportet shumë prej të cilave pa i shqyrtuar.

Shqyrtimi sipërfaqësor i raporteve të performancën dhe atyre financiare të institucioneve që i japin llogari vetëm Kuvendit, prodhon dëme të pariparueshme. Nëse keqmenaxhim apo keqpërdorimi i buxhetit të këtyre institucioneve nuk trajtohet me seriozitet dhe në kohë të duhur, rrezikon përsëritjen edhe në vitet pasuese. KDI kërkon nga deputetët e Kuvendit dhe grupet parlamentare që mandatin e marrë ta ushtrojnë me përgjegjshmëri. Të zgjedhurit të marrin pjesë në seanca dhe të zhvillojnë debat konstruktiv, të ushtrojnë mbikëqyrje efektive ndaj institucioneve shtetërore dhe të përfaqësojnë interesat e qytetarëve”, përfundon komunikata e KDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori