LAJMI I FUNDIT:

I kërkojnë Kurtit të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë, KDI: Është përgjegjësi kushtetuese

I kërkojnë Kurtit të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë, KDI: Është përgjegjësi kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një letre publike i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të ofrojë transparencë rreth procesit të dialogut Kosovës-Serbi.

KDI në këtë letër thekson se Kurti nuk ka raportuar në Kuvendin e Kosovës, as para e as pas takimit më 15 qershor në Bruksel, për çka kanë kërkuar që sa më shpejt t’i drejtohet Kuvendit.


“Mbeten ende për tu qartësuar më në detaje propozimet tuaja të paraqitura në Bruksel siç mbeten për t’u qartësuar hapat që do të ndërmerrni si Qeveri në kuadër të këtij procesi”, thuhet ndër të tjera në letër.

“KDI ju fton që sa më parë t’i drejtoheni Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme dhe të raportoni mbi takimet e mbajtura duke respektuar parimin e informimit të deputetëve, para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë. Raportimi i ekzekutivit në Kuvend është përgjegjësi kushtetuese, e mbi të gjitha vlerë e qeverisjes së përgjegjshme”, thuhet në letër.

Në këtë letër, po ashtu thuhet se “Mbyllja e procesit krijon hapësirë për dezinformim, sidomos për faktin që ky proces i ndjeshëm për aq kohë që po vazhdon, është bërë shkak i polarizimeve politike e shoqërore”.

Letra e plotë e KDI-Së:

I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju drejtohet me këtë kërkesë publike për të ofruar transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi ka insistuar që transparenca dhe llogaridhënia ndaj Kuvendit dhe qytetarëve rreth këtij procesi janë kyçe. Tani që udhëhiqni me Qeverinë, nga ju presim që t’u përmbaheni këtyre parimeve.

Më 15 qershor keni marrë pjesë në takimin e parë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Presidentin e Serbisë, ku keni paraqitur 4 propozime. As para dhe as pas vizitës tuaj në Bruksel nuk keni raportuar në Kuvend lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen e këtij procesi si dhe më konkretisht lidhur me këtë takim. Mbeten ende për tu qartësuar më në detaje propozimet tuaja të paraqitura në Bruksel siç mbeten për t’u qartësuar hapat që do të ndërmerrni si Qeveri në kuadër të këtij procesi.

Mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do t’a paraqesë Qeveria e Kosovës. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq.

Mbyllja e procesit krijon hapësirë për dezinformim, sidomos për faktin që ky proces i ndjeshëm për aq kohë që po vazhdon, është bërë shkak i polarizimeve politike e shoqërore. Andaj, KDI ju fton që sa më parë t’i drejtoheni Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme dhe të raportoni mbi takimet e mbajtura duke respektuar parimin e informimit të deputetëve, para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë. Raportimi i ekzekutivit në Kuvend është përgjegjësi kushtetuese, e mbi të gjitha vlerë e qeverisjes së përgjegjshme.

Në Bruksel më 7 korrik mbahen takime mes BE-së me delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Një ditë më vonë, BE-ja do të mbajë takim edhe me palën serbe.

Pas takimeve të ndara, palët do të kenë edhe një takim të përbashkëtme ndërmjetësimin e BE-së.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, pasi priti në takim Bislimin, tha se “çdo gjë që bisedohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është temë politike dhe nuk ka asgjë teknike”.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, si dialog për çështje teknike, për të evoluuar më pas në dialog të nivelit politik.

Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori