Instituti Demokratik i Kosovës përmes një konferencë për media në Prizren ka bërë publike rezultatet e “Transparometrit komunal”, edhe për gjashtë komuna të tjera më të mëdha të Kosovës, atë të Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Suharekës, Rahovecit dhe Deçanit.
Matja e transparencës është bërë bazuar në 59 indikatorë për periudhën janar – dhjetor 2018, dhe rezultatet e hulumtimit rendisin këto komuna si në vijim: Gjakova 99 pikë apo 83.89%, Rahoveci 94 pikë apo 79.66% , Peja 78 pikë apo 66.10%, Prizreni 76 pikë apo 64.40%, Suhareka 74 pikë apo 62.71% edhe Deçani 67 pikë apo 56.77%.
Naim Cahanaj nga KDI ka thënë se transparometri ndjek një metodologji të matjes së indikatorëve në mënyrë objektive përgjatë katër shtyllave themelore të qeverisjes lokale. “Për shtyllën: Zyra e Kryetarit/es (15 indikatorë), për Kuvendin e Komunës (20 indikatorë), për Financat Komunale (8 indikatorë) dhe transparencën në Konsultime me Publikun (16 indikatorë)”. Rezultati maksimal që një komunë mund të arrijë është 118 pikë ku secili indikatorë poentohet 0 deri në 2 pikë dhe i bie që me zero pikë të vlerësohet kur s’ka asnjë informacion, me një pikë informacionet e pjesshme dhe me dy pikë informacioni i plotë”, ka theksuar ai.
Kurse Almedin Fejza nga KDI, ka thënë se në shtyllën e “Kuvendit të Komunës”, nga 40 pikët e mundshme të vlerësimit, komuna e Gjakovës dhe ajo e Rahovecit janë ranguar më së larti me nga 36 pikë, pastaj ajo e Deçanit, Suharekës dhe Pejës me nga 31 pikë dhe komuna e Prizrenit në këtë shtyllë është treguar me pak transparente me vetëm 29 pikë. Në shtyllën e “Zyrës së Kryetarit / es” nga 30 pikë sa është maksimalja e vlerësimit, si më transparente del të jetë komuna e Gjakovës me 25 pikë, ku radhitet komuna e Rahovecit me 22 pikë, Suharekës me 18 pikë, Pejës dhe Prizrenit me nga 15 pikë, dhe më pak transparente ishte komuna e Deçanit me vetëm 12 pikë nga 30 pikë sa është maksimalja e vlerësimit në këtë shtyllë.
Duke vazhduar me publikimin e të thënave për dy shtyllat tjera të vlerësimit, ai tha se “ komuna e Gjakovës dhe Prizrenit në shtyllën e “Financave komunale” janë treguar më transparente gjatë kësaj periudhe, me vlerësim prej 13 pikë nga 16 pikë sa është maksimalja në këtë shtyllë të vlerësimit. Pas radhitet komuna e Rahovecit me 12 pikë, komuna e Pejës me 9 pikë, komuna e Suharekës me 7 pikë si dhe në fund komuna e Deçanit me vetëm 6 pikë. Në shtyllën e “Konsultimet me Publikun”, nga 32 pikë sa është maksimalja e vlerësimit, si më transparente del të jetë komuna Gjakovës me 25 pikë, komuna e Rahovecit me 24 pikë, komuna e Pejës me 23 pikë, komuna e Prizrenit me 19 pikë, komuna e Suharekës dhe Deçanit me nga 18 pikë” – përfundoj Fejza.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i DASH për RMV-në: Mosbesimi ndaj gjyqësorit dhe cenimi i lirisë së shprehjes
Bajqinovci optimist se Kosova do të kalojë në Këshill të Ministrave të KiE, kritikon BE-në për mosndëshkim të Serbisë
Dëshmitari Qeriqi thotë se me Thaçin është takuar tri herë gjatë luftës, por nuk e dinte pozitën e tij
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj