Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale, ndërkaq qeverisja gjithëpërfshirës forcohet vetëm duke dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve dhe grupeve të nën përfaqësuara për të qenë pjesë e planifikimeve buxhetore në nivel lokal.
Kështu thuhet në një komunikatë të Institutit Demokratik të Kosovës.
“Mungesa e zbatimit të buxhetimit me pjesëmarrje në rastin e komunave të Kosovës, nuk është si shkak i mos konsolidimit të bazës ligjore, por nga fakti se komunat e Kosovës vazhdojnë të mos e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke mos pasur angazhime konkrete në fuqizimin e mekanizmave të brendshëm për rëndësinë e jetësimit dhe zbatimit të pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të qytetarëve në hartimin dhe zbatimin e politikave publike, e posaçërisht në procese të rëndësishme të planifikimit të buxhetit komunal”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të përmirësimit të praktikave dhe zbatimit të tyre, KDI rekomandon:
Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL), të dizajnoj një udhëzues model për komunat me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të ndryshme në ndërtimin e mekanizmave operues për planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje qytetare. Kombinimi i modelit të Porto Alegros, bashkisë së Elbasanit si dhe model Gjerman, duke ju përshatë kontekstit lokal / komunave të Kosovës do të ishte një lehtësi e madhe për zbatim të plotë të Buxhetimit me Pjesëmarrje nga ana e Komunave.
Komunat të rrisin komunikimin me qytetarët pjesëmarrës në dëgjimet buxhetore me qëllim të informimit të tyre për statusin e kërkesave të parashtruara gjatë dëgjimeve buxhetore.
Kuvendi i komunës të luaj rolin mbikëqyrës të procesit të planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe të kërkojë llogaridhënie nga ana e ekzekutivit / kryetarit për procesin e planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe ofrimin e raporteve mbi pranueshmërinë apo refuzimin e kërkesave të qytetarëve në planifikimet buxhetore.
Anëtarët e kuvendeve të komunave të rrisin angazhimin e tyre në proces të planifikimit të buxhetit komunal sidomos në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe grupeve të caktuara qytetarë në organizimin e dëgjimeve buxhetor në nivel komune.
Institucionet lokale të krijojnë partneritete me mekanizma të ndryshëm dhe Organizatat e Shoqërisë Civile me qëllim të nxitjes dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në planifikimin e buxhetit komunal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën