LAJMI I FUNDIT:

KD: Keqadministrimi i kundërvajtjeve i shkakton miliona dëme buxhetit të shtetit

KD: Keqadministrimi i kundërvajtjeve i shkakton miliona dëme buxhetit të shtetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

Betim Musliu, hulumtues i lartë në IKD tha se raportin analitik është përgatitur si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të rasteve të kundërvajtjeve që trajtohen nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.


“Keqadministrimi i rasteve të kundërvajtjeve nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor, ka prodhuar pasoja shumë dimensionale për shoqërinë në Kosovë. Në njërën anë, bëhen investime milionëshe për të arritur deri te identifikimi dhe shqiptimi i kundërvajtjeve, ndërsa në anën tjetër këto lëndë kur shkojnë në gjykatë, parashkruhen apo thënë shkurt e shqip, hudhen në shportë, dhe si rezultat i mos ekzekutimit të këtyre kundërvajtjeve, del se shkaktohen dëme milionëshe për buxhetin e taksapaguesve”, tha ai.

Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD, tha se kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kësisoj, edhe trajtimi i tyre nga institucionet gjegjëse duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen, duke marrë për bazë afatet e shkurta të parashkrimit të këtyre rasteve. Fatkeqësisht, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë, e rrjedhimisht vjen deri tek parashkrimi i tyre. E nga kjo rrjedhin pasoja të tjera, si mos mundësia e shtetit që t’i sjell para përgjegjësisë personat që bien ndesh me ligjin dhe dëmi në buxhetin e shtetit si rezultat i mos arkëtimit të mjeteve nga kryesit e kundërvajtjeve. Si rezultat i mos efikasitetit të gjykatave në tërë territorin e Kosovës, vetëm në tre vitet e fundit, janë parashkruar mbi 170,000 lëndë kundërvajtëse apo miliona euro”, tha Rezniqi.

Rezniqi tha se nga të gjitha të dhënat e analizuara dhe paraqitura edhe në mënyrë grafike në raport, vërehet qartë se në vitin 2018, numri i lëndëve të pranuara në gjykatat themelore të vendit ka shënuar rënie të dukshme.

“Kjo tregon se Ligji i ri për Kundërvajtje me autorizimet që i ka dhënë edhe organeve administrative për shqiptimin e gjobave, ka bërë që numri i lëndëve të kësaj natyre në gjykatat e vendit, të zvogëlohet. Pra mund të shihni se nga 355,865 lëndë sa janë pranuar në vitin 2016, ky numër ka rënë në vetëm 34,812 lëndë. Megjithatë, edhe përkundër këtij ndikimi, efikasiteti në vitin 2018 ka shënuar shkallën më të ulët për tri vitet e fundit”, tha ajo

Hulumtuesja Rezniqi theksoi se parashkrimi i lëndëve të kundërvajtjeve nuk është çështje shqetësuese vetëm për shkak të vlerave të mëdha që i arrin, por sidomos për shkak të pasojave që i shkakton.

“Kështu, humbet qëllimi i trajtimit të lëndëve të kësaj natyre, sepse kur nuk ndëshkohen përgjegjësit, atëherë kot zhvillohen procedurat. Në këto raste parashkrimi i kundërvajtjeve çon në shkeljen e të drejtës së jetës dhe sigurisë, si dhe të drejtës së pronës. Pra, parashkrimi i këtyre rasteve paraqet shkelje të së drejtës së pronës të atyre që paguajnë gjobën sepse, në këto raste, çështja se kush e paguan gjobën dhe kush jo, është komplet arbitrare. Pastaj, pasojë tjetër është rritja e numrit të recidivistëve, të cilët shpëtojnë lehtë, rastet iu parashkruhen dhe në përceptimin e tyre nuk ka pasoja, andaj dhe nuk ka pse të kenë kujdes në të ardhmen”.

Rezniqi tha se nga parashkrimi i lëndëve të kundërvajtjeve dëmtohet rëndë buxheti i shtetit dhe krejt këto pasoja me radhë çojnë pastaj në uljen e besimit të publikut në punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë. “Sipas përllogaritjes së IKD-së, të shpjeguar në detajë në metodologjinë e hulumtimit të këtij raporti, rezulton se për shkak të parashkrimit të lëndëve kundërvajtëse përgjatë tri viteve të kaluara (2016, 2017, 2018) buxheti i shtetit ka humbur në total rreth 2,152,142.05 euro të mundshme për t’u inkasuar.”

Anesa Hoxha hulumtuese në IKD ka prezantuar rekomandimet për institucionet publike dhe gjyqësorin, për të adresuar gjetjet shqetësuese sa i përket dëmeve që shkaktohen nga keqadministrimi dhe parashkrimi i lëndëve të kundërajteve.

Ajo tha se duhet të rritet efikasiteti i punës së gjyqtarëve, duke shfrytëzuar ndryshimet në ligjin për kundërvajtje, do të thotë numrin më të vogël të lëndëve të pranuara, e rrjedhimisht edhe numrin më të vogël të lëndëve në punë. Hoxha tha se përmes rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve të kundërvajtjeve dhe do të evitohej parashkrimi i lëndëve dhe të ishte shtysë edhe për organet e tjera që të jenë sa më efikas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori