Kazakistani, Irani e Kina shkaktare të rënies së vlerës së Bitcoinit – preket edhe Kosova
Kazakistani, Irani dhe Kina janë shkaktare të rënies së vlerës së kriptovalutave, por se me këtë është prekur edhe Kosova, shkruan Corriera della Serra.
Sipas të përditshmes italiane, trazirat e fundit në Kazakistan janë si rezultat i ardhjes në vend së 88 mijë kompanive që merren me “prodhimin” [mining] e kriptovalutave.
“Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin janë shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit dhe benzinës. Por, pas këtyre [inflacioni dhe rendi publik] ekziston një shkak më i thellë: vendosja e dhjetëra mijëra kompanive [88 mijë] që merren me kriptovaluta. ‘Prodhimi’ i Bitcoinit shkakton një konsum shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve”, raporton Corriere della Serra, përcjell Telegrafi.
Kjo gazeta thotë se Kosova po përjeton një problem të ngjashëm.
“Kosova dhe Irani, për shembull, pezulluan të gjitha transaksionet me Bitcoin pas reduktimeve të energjisë energjike. Dhe probleme në rrjetin elektrik – përsëri për ‘minimin’ e kriptovalutave – ndodhën gjithashtu në rajone të ndryshme të Kinës”, shkruan kjo media.
Aktualisht Bitcoini po tregtohet me më pak se 42 mijë dollarë, me një rënie rreth 12 për qind brenda një jave.
Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin [mining] e kriptovalutave në vend. E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.
Qeveria e Kosovë thotë se prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi.
Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.
Në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se në veri të Mitrovicës kanë sekuestruar 272 pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutave.
Në njoftim thuhet se operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të Komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme AntMiner që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025