Katy Perry po bëhet virale sërish vetëm disa javë pasi udhëtimi i saj në hapësirë me Blue Origin, që u cilësua si "i sikletshëm", shkaktoi një reagim të madh negativ në internet.

Megjithatë, këngëtarja e hitit “Teenage Dream” mund të marrë frymë lirisht këtë herë, pasi nuk po përballet me asnjë kritikë.


Edhe pse mungoi në Met Gala-n e së hënës, e mbushur me yje, Perry u shpall si personaliteti “i veshur më bukur”, pasi në platformën X filluan të qarkullonin foto të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale që e tregonin atë në këtë ngjarje.

Imazhet që dukeshin realiste e shfaqnin Perry-n të veshur me një fustan të zi latex shumë të ngjitur pas trupit, me një pjesë sipërme në formë xhakete me vija. Ajo dukej mahnitëse në shkallët ikonike të muzeut – edhe pse ishte një Perry e rreme.

Veshja e guximshme u duk aq mbresëlënëse, sa shumë përdorues në rrjete sociale menduan se ishte vërtet këngëtarja. Ata thanë se Perry kishte “veshjen e mbrëmjes”, duke e vendosur atë mbi pjesëmarrëse të vërteta si Kim Kardashian, Rihanna dhe Gigi Hadid.

Disa madje filluan ta quanin Perry-n “Mbretëresha e Met Gala-s” pasi panë fotot me inteligjencë artificiale.

Ndërsa shumë u mashtruan, fansat më të devotshëm të këngëtares e kuptuan menjëherë që imazhet ishin të krijuara nga AI. /Telegrafi/