LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva ofron 3 banesa për të dalë nga burgu

Katica Janeva ofron 3 banesa për të dalë nga burgu

Katica Janeva kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ajo garanton se nuk do të arratiset dhe ofron si garanci apartamentet e vajzës dhe të birit dhe një apartament tjetër të një familjari të ngushtë .Ish- prokurorja speciale kërkon një masë më të butë për shkak të përkeqësimit të shëndetit në burgun Shuto Orizar në Shkup. Avokatja e saj Irena Fërçkovska pretendon se Janeva nuk ka pse të jetë në paraburgim.

“Katica Janeva është shkarkuar nga posti i Prokurores Publike Speciale, si dhe nga posti prokuror publik në Gjevgjeli. Pra në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë as te dëshmitarët, as në lëndët. Tashmë ekzistojnë kushte ligjore për të mos zbatuar masën më të rreptë të ndalimit, por të përcaktohen masa të tjera të kujdesit. Përveç kësaj, garancia është një lloj sigurie për praninë e saj”, tha Irena Fërçkovska, avokate e Katica Janevës.


Avokatja kërkesën e saj për të shfuqizuar paraburgimin e Janevës e dorëzoi në gjykatë. Dhe ndërsa mbrojtja sqaron pse Janeva duhet të dalë nga Shutka, Prokuroria e Krimit të Organizuar po analizon nëse ish-shefes së PSP-së do ti zgjatet apo ti zëvendësohet paraburgimi me masë më të butë.

“A thua prokurorja (Vilma Ruskovska) do ta përdorë atë të drejtë ligjore dhe të kërkojë zgjatjen e masës së paraburgimit, ose do të propozojë një zëvendësim me një masë më të butë, këtë nuk mund ta themi aktualisht, sepse ende punohet në analizën e dëshmive verbale dhe materiale”, thonë na Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten. Ajo, së bashku me Bojan Jovanovskin dhe Zoran Mileski -Kiçeec, janë të dyshuar rastin “Reket”, për marrjen e një milion e gjysmë eurove, për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Orce Kamcev, të paditur në rastin “Perandoria”. Përndryshe, sipas listës anketuese, dy fëmijët e Janevës kanë nga një apartament në Shkup, njëri me vlerë 100,000 dhe tjetri 60,000 euro. Janeva posedon një shtëpi prej 370 metrash katrorë në Gjevgjeli e cila, sipas avokatit, është dhënë në hipotekë për kredi. Janeva gjithashtu ka tokë dhe tokë bujqësore në Gjevgjeli, si dhe kursime të parave prej rreth 100.000 eurove./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori