LAJMI I FUNDIT:

“Kathimerini”: Vizionet e Edi Ramës për bashkimin me Kosovën nuk e shantazhojnë dot BE-në

“Kathimerini”: Vizionet e Edi Ramës për bashkimin me Kosovën nuk e shantazhojnë dot BE-në

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka “goditur” përsëri me çështjen e Shqipërisë së Madhe, në një kohë kur vendet e Ballkanit kërcënohen me destabilitet. Dule folur për revistën Politico të Belgjikës, Rama tha që nëse BE nuk anëtarëson Shqipërinë, atëherë një formë e anëtarësimit do të jetë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t’i bëjë shantazh Brukselit me kartën e Shqipërisë së Madhe me qëllim që të avancojë procesin e anëtarësimit, shkruan gazeta greke.


Tani ai “detyron” BE-në përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit, por reformat e kërkuara nga Brukseli kanë ngecur. Pavarësisht nga ajo që Edi Rama mendon dhe thotë, imazhi që mbizotëron sot në Europë për Shqipërinë është ai i një vendi ku mbizotëron korrupsioni, krimi i organizuar, ekonomia informale, dhe debati për hashashin…produktin më të eksportuar. Dhe një shtet të tillë, BE-ja vështirë se mund ta anëtarësojë, transmeton “Syri”.

Në vend të kësaj, Rama luan me “armën” e Shqipërisë së Madhe, si një mjet për të udhëhequr shqiptarët. Evropa nuk shantazhohet me dilema të këtij lloji.

Dhe më e rëndësishmja, deklarata të këtij lloji mund të tingëllojnë bukur për votuesit, por janë të rrezikshme dhe mund të irritojnë popullsinë jo shqiptare, mund të ushqejnë urrejtjen etnike.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori