Praktikoni zakonet e thjeshta që kanë ndihmuar Gates të bëhet ndër personat më të pasur në botë
Bill Gates ka dhënë këshilla mjaftueshëm se si të bëni një jetë të suksesshme ose të udhëhiqni një biznes të suksesshëm. Kufiri i lartë që bashkëthemeluesi i Microsoft vendos çdo ditë nuk është dhe aq i pamundur të arrihet. Megjithatë, kërkon zhvillimin dhe praktikimin e disa zakoneve të reja.
Të ndërtosh rrugën tënde drejt suksesit do të thotë të ëndërrosh më pak dhe të bësh më shumë, nga ato që vetë Gates ka bërë teksa u bë ndër më të pasurit në botë, shkruan Bussines Magazine.
Këto janë katër gjëra që ndajnë qartazi ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë:
1. Bërësit kultivojnë kureshtjen e tyre
Në vitin 2019, Gates foli me studentë, prindër dhe nxënës në shkollën e tij të mesme, “Alma Mater”, në Seattle.
Një prej pyetjeve të shtruara ndaj Gates është veçanërisht e rëndësishme për gjeneratën tjetër të punës: “Cilat janë aftësitë që studentët e sotëm duhet të dinë për të lulëzuar në botën e viteve 2030 dhe 2040?” Gates u përgjigj: “Për nxënësin kurioz, këto janë kohërat më të mira sepse aftësia juaj për të rifreskuar vazhdimisht njohuritë tuaja me podcast-e ose leksione në internet është më e mirë se kurrë.”
Gates theksoi rëndësinë kritike të kuriozitetit si një strukturë për përvetësimin e njohurive. Një mentalitet rritës si themel dhe nxitje për të qëndruar kurioz dhe për të vazhduar të mësuarit, tha Gates, do të ndihmojë punonjësit e ardhshëm të përgatiten për ndryshimet e mëdha që do të ndodhin.
Gates ka ruajtur një etje të pabesueshme për kuriozitet dhe për të mësuar gjëra të reja ndër vite. Në një intervistë me The New York Times, Gates tha se lexon deri në 50 libra çdo vit: “Është një nga mënyrat kryesore përmes së cilës unë mësoj dhe ka qenë që kur isha fëmijë.”
Jo vetëm që kurioziteti është thelbësor për procesin e të mësuarit, por sipas shkencës është gjithashtu i shkëlqyeshëm për kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Shumë studime kërkimore nxjerrin në pah që njerëzit kuriozë kanë marrëdhënie më të mira, komunikojnë më mirë dhe fitojnë më shumë kënaqësi nga jeta sociale. Në fakt, njerëzit e tjerë tërhiqen më lehtë dhe ndihen më pranë individëve që shfaqin kuriozitet.
2. Bërësit fuqizojnë ata që drejtojnë
Si CEO i Microsoft, Gates dikur shprehte një ideologji e cila tani kërkohet në kulturat e punës me në qendër njerëzit: “Ndërsa shohim përpara në shekullin e ardhshëm, udhëheqësit do të jenë ata që fuqizojnë të tjerët”.
Një gjë mbetet tani më e vërtetë se kurrë: Udhëheqësit e mirë e veçojnë veten duke influencuar dhe fuqizuar në mënyrë efektive punonjësit në kohë krize. Ata e bëjnë këtë duke iu përgjigjur çdo ditë sfidave me të cilat përballen njerëzit e tyre dhe duke bërë gjithçka që duhet për të mbrojtur punonjësit ose biznesin.
Kjo ka të bëjë me kujdesin për nevojat e shëndetit mendor të punonjësve dhe familjeve të tyre, pasi izolimi shoqëror, vështirësitë ekonomike dhe pasiguritë e tjera të jetës rëndojnë mbi njerëzit në mënyra unike. Kjo është mënyra se si udhëheqësit e mëdhenj shkëlqejnë me guxim dhe shfaqje heroike të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë kur njerëzit e tyre ndihen keq.
Ky është gjithashtu lloji i udhëheqësit që do të na duhet në një ekonomi post-pandemike, pasi të rimëkëmbemi dhe të ecim përpara.
3. Bërësit delegojnë dobësitë e tyre
Një tjetër lloj mendësie që kërkohet për të ndërtuar suksesin tuaj është diçka që mund të jetë në përfitim të çdo profesionisti të ngarkuar me punë: Mësoni të delegoni më mirë. Gates pranon që delegimi nuk i erdhi lehtë në ditët e para të Microsoft. Ai e dinte që fiksimi i tij me programimin nuk do të ishte i qëndrueshëm nëse kompania do të rritej, kështu që ai duhej t’i besonte me vetëdije aftësive të njerëzve të tjerë për të shkruar softuer.
Ndërsa Microsoft rritej, përgjegjësitë e tij menaxheriale u rritën. Gates shpejt e kuptoi se duhej mësonte të delegonte dobësitë e tij, si menaxhimi i burimeve njerëzore të biznesit, te njerëzit e tjerë të cilët e kishin pikë të fortë.
Nëse përgjegjësitë tuaja kanë tejkaluar kapacitetin tuaj për t’i trajtuar ato, shtylla e parë për delegimin e suksesshëm është të keni një ekip të aftë rreth jush, i cili mundet të përballojë detyrat. Gjithashtu, duhet të vendoset besim i dyanshëm për këdo në mënyrë që të ndihet rehat duke deleguar dhe ndarë përgjegjësitë.
4. Bërësit përqendrohen në gjërat që kanë më shumë rëndësi
Gates gjithashtu pranon me lehtësi se mençuria e shoku të tij të ngushtë Warren Buffett si mësues ka patur një ndikim të madh në jetën e tij. Duke pranuar një nga pikat e forta më të mëdha të Buffett, Gates i jep atij merita të plota për një mësim themelor të jetës që e ka çuar drejt suksesit.
– “Pavarësisht sa para keni, nuk mund të blini më shumë kohë. Ka vetëm 24 orë në ditën e secilit. Warren ka një perceptim të mprehtë të këtij fakti. Ai nuk lejon që kalendari i tij të mbushet me takime të padobishme “,- shkruan Gates.
Kjo kërkon përqendrim të thellë në ato që janë thelbësore për ty dhe biznesin tënd dhe bllokimin e ideve, informacioneve dhe mendimeve shpërqendruese. Pyetja që duhet të bëni gjithmonë gjatë ditës suaj është: “A është kjo e rëndësishme në këtë moment?”
Për të kuptuar vërtet se sa e vlefshme është koha juaj, filloni duke vlerësuar takimet tuaja. Takimet e padobishme sigurisht që janë një pengesë në rrugën e përqendrimit dhe shfrytëzimit të ditës.
Njerëzit e suksesshëm, si Buffett dhe Gates, janë plotësisht të vetëdijshëm për përqendrimin e tërë ditës së tyre rreth gjërave që kanë më shumë rëndësi. Ata e menaxhojnë veten jashtëzakonisht mirë në mënyrë që të krijojnë kohë për t’u përqendruar në atë “një gjë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-380x233.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-380x233.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes--380x233.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-780x439.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-780x439.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lf-february-flowers-980x653-1-780x439.jpg)
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes-.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2112701_catoh0303_0_0-ae794d05eab741938a1d37.jpg)
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht