LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet nga aksidenti fatal në Llaskarcë, Dalipi: Çfarë duhet të ndodhë që të ketë drejtësi

Katër vjet nga aksidenti fatal në Llaskarcë, Dalipi: Çfarë duhet të ndodhë që të ketë drejtësi

Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e aksidentit të Llaskarcës, në përvjetorin e katërt të aksidentit i kanë të freskëta momentet nga ky aksident, ndërsa mungesa e një epilogu gjyqësor, e zbeh besimin e tyre ndaj autoriteteve gjyqësore dhe shton dhimbjen e atyre që humbën më të dashurit e tyre.

“Shkurtin e vitit 2019 e mbaj mend si datën më tragjike në jetën time, pasi përveç që isha pjesë e këtij aksidenti ku kam pasur edhe lëndime shumë të rënda trupore, poashtu në këtë aksident të kobshëm humbëm 16 jetë njerëzish. E them shumë sinqerisht, dhe me shumë keqardhje se vallë edhe sa duhet të ndodhin, çka duhet të ndodh këtu në Maqedoni, që drejtësia të zbardh rastet”, deklaroi Lulzim Dalipi, i mbijetuar në aksidentin e Llaskarcës.


Lulzim Dalipi, njëri nga të mbijetuarit e aksidentit thotë se mosndëshkimi i fajtorëve bën që qytetarët të ndjehen të rrezikuar.

“Kanë kaluar katër vite dhe nuk ka asnjë përfundim, këtu patjetër se dikush duhet të del përgjegjës para drejtësisë se kemi jetë humbura njerëzish dhe normalisht se çdo qytetar ndjehet i rrezikuar kur nuk zbardhen rastet, dhe rasti për fat të keq ende vazhdon të zvarritet”, u shpreh Lulzim Dalipi, i mbijetuar në aksidentin e Llaskarcës.

Procesi për Llaskarcën, në labirintet gjyqësore pa ndonjë epilog. Janë mbajtur mbi 100 seanca, ndërsa më shumë se aq janë anuluar. U anulua edhe seanca e fundit më 9 shkurt, për shkak të mungesës së ekspertit Zeqirija Zeqiri, i cili ishte pjesë e ekipit prej katër inxhinierëve që kanë punuar në superekspertizën që synon të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Në aksidentin e 13 shkurtit të vitit 2019, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan. Procesi gjyqësor ka filluar më 5 shtator të vitit 2021. Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë gjashtë persona, pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmën, Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski si dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori