LAJMI I FUNDIT:

Katër tregues të qartë që në vend të dhjamit, gjatë ushtrimeve humbni muskuj

Katër tregues të qartë që në vend të dhjamit, gjatë ushtrimeve humbni muskuj
700-01183222 © Siephoto Model Release: Yes Property Release: Yes Model & Property Release Couple Exercising

A keni ndier ndonjëherë dobësim derisa keni qenë në palestër?

Të gjithëve ndonjëherë u ndodh kështu. Nuk është e lehtë të dobësoheni dhe të humbni kilogramët e tepërt, transmeton Telegrafi.


Krahas ushtrimeve të mundimshme, është e domosdoshme edhe të stërvitni rregullisht, por edhe ndryshimi i shprehive jetësore, të cilat, nëse janë të gabueshme, ndonjëherë mund edhe të çojnë deri në humbjen e masës muskulore në vend të dhjamit.

Të gjithë ata që stërvitin e kanë për qëllim shtimin e masës së muskujve dhe zvogëlimin e dhjamit në trup. Është shumë keq kur filloni të humbni masën muskulore për dallim nga dhjami dhe yndyra në përgjithësi.

Muskujt janë shumë të rëndësishëm për funksionimin e trupit tonë që nga funksionet më themelore deri te ato më banale.

Me humbjen e masës së muskujve, zvogëlohet edhe forca edhe qëndrueshmëria dhe vetvetiu edhe aftësia dhe intensiteti i stërvitjes.

Nëse trupi juaj në fillim të dobësimit fillon të djegë muskujt në vend të dhjamit, atëherë përfundimisht jeni duke bërë diçka gabimisht.

– Muskujt nuk humbin para dhjamit, ndërkaq kjo varet nga mënyra e ushqimit dhe e nivelit të aktivitetit të trupit tuaj. Personi i cili përpiqet të dobësohet, por nuk ha mjaftueshëm, rrezikon që para se të fillojë të djegë yndyrën, në të vërtetë humbë masën muskulore, thotë doktor Gerardo Miranda-Comas, asistent i profesorit të mjekësisë rehabilituese.

Ushqimi i shëndetshëm përmban 45 deri në 65 për qind të karbohidrateve, rreth 15 deri 35 për qind të proteinave dhe 20 deri 35 për qind yndyrë. Poenta është balancimi i ushqimit, jo eliminimi në tërësi.

Ekzistojnë katër tregues që keni filluar të humbni masën muskulore, jo të dhjamit.

Ushtrimet tuaja janë shumë të rënda

Ndieni që ushtrimi gjithnjë e më rëndë po ju bëhet. Keni më pak forcë kur jeni në palestër, ndërkaq pesha të cilën më herët e keni përdorur për ushtrimet tuaja tani ju janë vetëm ngarkesë edhe më e madhe.

Ndiheni të rraskapitur gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme

Ushqimi joadekuat çon deri në humbjen e masës muskulore, ndërsa kjo rezulton me mungesë energjie.

Përqindja e yndyrës në trup nuk zvogëlohet

Nëse dobësoheni, ndërkaq përqindja e yndyrës në trup nuk zvogëlohet, atëherë me siguri jeni duke humbur masën muskulore.

Trupi juaj nuk do të formësohet ashtu siç ju e dëshironi dhe do të vëreni që ai është më i vogël për ndonjë numër veshjesh, mirëpo jo në ato vende në të cilat dëshironi dhe siç ju dëshironi. Nga ana tjetër, dhjami ende është i pranishëm në trupin tuaj.

Shumë shpejt humbni kilogramët

Edhe pse nuk besoni në këtë, humbja e madhe e peshës ndoshta nuk është lajm i mirë për muskujt tuaj, përveç nëse nuk keni sasi të mëdha dhjami të cilin dëshironi ta eliminoni. Sa më shumë yndyrë të keni, shanset janë më të mëdha që të humbni më shumë yndyrë se sa muskuj në procesin e dobësimit.

Dobësimi kërkon periudhë të gjatë pune dhe shumë durim. Ai është maratonë, jo sprint. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori