Është e rëndësishme që simptomat e kancerit të fshikëzës të zbulohen në kohë në mënyrë që trajtimi të jetë më i suksesshëm, ndaj është mirë t’i mbani mend ato
Adoptimi i zakoneve të jetesës së shëndetshme, si shmangia e tymit të duhanit dhe kimikateve të caktuara, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun dhe njohja e simptomave të sëmundjes ndonjëherë mund të shpëtojë edhe një jetë.
Ahmed Eldefrawy, specialist në onkologjinë urologjike, zbulon katër simptomat që duhet t’u kushtoni vëmendje pasi ato mund të zbulojnë edhe kancerin e fshikëzës.
1. Gjak në urinë
Eldefrawy shpjegon se si kjo mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje të rëndë.
“Gjaku në urinë mund të jetë një simptomë, edhe nëse shfaqet vetëm një herë dhe problemi zhduket. Gjaku nuk duhet të jetë i kuq i ndezur, ai mund të jetë kafe. Patjetër mos e injoroni këtë simptomë”.
2. Qelizat e kuqe në urinë
Të dukshme përmes mikroskopit, ato mund të jenë simptomë e një sëmundjeje. “Nëse, pas një analize të urinës, mjeku përcakton se qelizat e kuqe të gjakut janë të pranishme në urinë, edhe pse gjaku nuk është i dukshëm, kjo mund të jetë një simptomë”, thotë Eldefrawy.
3. Humbja e oreksit
“Humbja e oreksit dhe peshës, lodhja, dobësia apo dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jenë simptoma të kancerit të fshikëzës, por edhe të kancerit në fazë të avancuar. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, veçanërisht një kombinim, është e rëndësishme të vizitoni një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur për një ekzaminim.
4. Urinim i shpeshtë
Simptomat e zakonshme të kancerit të fshikëzës shpesh lidhen me urinimin. Këto simptoma mund të përfshijnë urinim të shpeshtë, dhimbje gjatë urinimit ose një ndjenjë të vazhdueshme se fshikëza është plot.
Pacientët mund të vërejnë gjithashtu një ndryshim në fuqinë e rrymës gjatë urinimit, gjë që mund të tregojë që tumori është afër ureterit ose simptoma të tilla si nevoja e vazhdueshme për të shkuar në tualet.
Diagnoza
Mund të kalojnë disa muaj para fillimit të terapisë, për shkak të mos reagimit të pacientit dhe pjesërisht për shkak të simptomatologjisë së panjohur, e cila konsiderohet të jetë inflamacion i fshikëzës urinare.
Për të diagnostikuar një tumor është e nevojshme kryerja laboratorike ose citologjike/citometria rrjedhëse e përmbajtjes së gjenit të ADN-së, citofotometria absorbuese/ekzaminimi i urinës.
Përveç kësaj, është e nevojshme të kryhet një ekzaminim me ultratinguj, një ekzaminim cistoskopik/ekzaminim i drejtpërdrejtë me kamerë/, ndonjëherë CT, MRI ose PET CT. Pas kësaj, pjesët e indeve merren nga fshikëza për diagnozë patohistologjike. /KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit