LAJMI I FUNDIT:

Katër shtyllat e Hotit për fuqizimin e femrës në shoqëri

Katër shtyllat e Hotit për fuqizimin e femrës në shoqëri

I nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, mbajti takim me gratë e Gjakovës.

Hoti tha se sot janë mbledhur në një takim në Gjakovë për të treguar përkushtimin që ky koalicion ka për shoqërinë.


Avdullah Hoti shpalosi katër shtyllat që kanë përpiluar për fuqizimin e femrës në shoqëri.

“Programi përbëhet prej 4 shtyllash. Ligjet e shkruara, që garantojnë të drejta të barabarta të grave në shoqëri. Shtylla e dytë ka të bëjë me mbështetjen e grave përmes arsimit. Janë disa drejtime që janë suficit dhe ne do të kujdesemi që të rrisim numrin e vajzave përmes bursave në disa drejtime të veçanta. Shtylla e tretë është mbështetja në shëndetësi dhe mbrojtja sociale. Ne parashohim që gratë lehona të marrin 12 muaj me pagesë të cilat do të paguhen me një fond të veçantë, duke mos e ngarkuar sektorin privat. Ne do të kemi kujdes edhe për viktimat e dhunës nga lufta, si dhe viktimat e dhunës familjare. Për këto do të kujdesemi që të parandalojmë raste të tilla e jo vetëm të mbështesim viktimat. Shtylla e 4-të është subvencioni në bujqësi, për të mbështetur bizneset që zhvillohen nga gratë e kujdes të veçantë do të kenë gratë që janë kryefamiljare”, u shpreh ai.

Edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se komuna e Gjakovës ka pasur një kujdes të veçantë për gratë viktima të dhunës në luftën e fundit në Kosovë.

Kusari-Lila më shumë foli për të arriturat që janë bërë në Komunën e Gjakovës prej se ajo është kryetare.

Ajo theksoi se Komuna e Gjakovës është duke aplikuar buxhetimin gjinor me ç’rast intensivisht është punuar që në Gjakovë të përcaktohet një buxhet ndaj nevojave sensitive që kanë gratë dhe vajzat. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori