Dhimbjet e lindjes janë një seri ngjarjesh, apo një proces që ndodh brenda një ore ose 24 orësh, madje edhe më shumë
Kohëzgjatja e dhimbjeve të lindjes varet nga shumë faktorë. Si rregull, dhimbjet zgjasin më shumë me fëmijën e parë. Kjo për shkak se qafa e mitrës dhe kanali i lindjes (vagjina) te nënat që lindin për herë të parë, janë më pak fleksibël dhe për këtë arsye atyre u duhet më tepër kohë të lindin.
Kohëzgjatja e dhimbjeve të lindjes ndryshon si nga njëra grua tek tjera, ashtu edhe nga njëra lindje te tjera. Me përjashtim ndoshta të dhimbjeve menstruale, dhimbjet e lindjes janë ndryshe nga çdo gjë tjetër që keni përjetuar.
Kjo ndodh sepse ju nuk jeni mësuar të ndieni kontraktimet e muskujve të mitrës.
Zakonisht një kontraktim fillon në pjesën e sipërme të mitrës, në afërsi të diafragmës, dhe pastaj kalon në pjesën e poshtme të barkut dhe në fundshpinë. Mund të ndieni dhimbje edhe në pjesën e poshtme të barkut, ijëve apo në pjesën e sipërme të kofshëve.
Sipas rastit, kjo ndjesi përshkruhet si dhimbje, shtypje apo edhe dhimbje shpine. Për disa gra, këto dhimbje duket sikur ngjasojnë me dhimbjet e forta menstruale, ndërsa për disa të tjera, ato janë krejt ndryshe.
Megjithatë jo të gjitha nënat në pritje të ëmbël i përjetojnë këtë dhimbje në javën e 40-të të shtatzënisë, atëherë kur foshnja lind!
Në rastet kur nëna lind parakohe këto janë shenjat dhe simptomat nga të cilat duhet të bëjnë kujdes:
* kontraktimet e mitrës, ndoshta pa dhimbje, që duken si shtrëngime në bark;
* kontraktime të shoqëruara me dhimbje fundshpine apo rëndesë në pjesën e poshtme të legenit dhe në pjesën e sipërme të kofshëve;
* ndryshime të sekrecioneve vagjinale, si njolla të zbehta apo gjakderdhje e lehtë, ujë që rrjedh nga vagjina ose sekrecione të trasha të përziera me gjak.
* nëse keni më shumë se gjashtë kontraktime në orë, që zgjasin më pak se 45 sekonda, edhe pse mund të mos ndieni dhimbje, kontaktoni mjekun ose maternitetin ku shkoni për kontrolle. Veçanërisht e rëndësishme është nëse keni gjakderdhje vagjinale të shoqëruar me shtrëngime apo dhimbje barku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Gjashtë shenja që një djalë të pëlqen, por ka frikë të ta thotë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi