LAJMI I FUNDIT:

Katër shenja që tregojnë se jeni më inteligjentë se shumica e njerëzve

Katër shenja që tregojnë se jeni më inteligjentë se shumica e njerëzve
Në foto: Albert Einstein

Inteligjenca nuk është ajo çfarë dini, por është ritmi përmes së cilit i fitoni informatat e reja. Studime të shumta kanë treguar se inteligjenca vendoset në moshë të hershme, prandaj keni ‘ngecur’ me atë që keni.

Përderisa inteligjenca është larg asaj të qenit e vetmja gjë që e vendos suksesin në jetë – hulumtimet tregojnë se as që nuk është faktori më i rëndësishëm, por inteligjenca e lartë nuk është diçka e keqe që e posedoni, transmeton Telegrafi.


Për të ditur se a keni nivel të lartë të inteligjencës, vetëm shikoni nëse gjërat e mëposhtme aplikohen te ju.

Ndiheni të shqetësuar

Vështirë të besohet se shqetësimi është gjë e mirë, megjithatë hulumtimet e reja tregojnë se  shqetësimi mund të mos jetë aq i keq. Psikiatri Jeremy Coplan ka studiuar pacientë të shumtë që kanë çrregullime me shqetësimin dhe ka zbuluar se njerëzit me simptomat më të këqija kanë nivele më të larta të inteligjencës sesa ata me simptoma më të buta.

Veç kësaj, studime tjera kanë zbuluar se personat e shqetësuar janë më të përqendruar dhe më efektivë në ekzekutimin e detyrave. Prandaj, herën tjetër kur dikush ju thotë të ndaloni së shqetësuari, vetëm tregoni se inteligjenca juaj e madhe po ndërhyn në këtë.

Keni lexuar qysh në moshë të re

Një studim britanik me 2,000 palë binjakë identikë ka zbuluar se pavarësisht gjeneve identike, fëmijët që kanë filluar të lexojnë më herët kanë nivele më të larta të inteligjencës sesa vëllezërit apo motrat e tyre. Pra, fëmijët që kanë mësuar të lexojnë më herët e kanë bërë këtë sepse janë më të mençur. Por, kjo nuk është çështja. Hulumtuesit gjithashtu kanë konkluduar se mësimi se si të lexoni edhe ka ndikuar në zhvillimin e tyre – i ka bërë fëmijët edhe më të mençur.

Jeni mëngjarash

Përderisa lidhjet janë të vogla dhe ende të pashpjeguara mes të qenit mëngjarash dhe kriminel, ka disa përfitime të qenit mëngjarash. Një studim i madh ka demonstruar se personat që janë majtakë janë më të mirë në mendim sesa shokët e tyre.

Aftësia e tyre unike për t’i kombinuar dy objekte të ndryshme është mënyrë domethënëse e shenjës së inteligjencës.

Jeni qesharakë

Hulumtimet tregojnë se ekziston një lidhje e fuqishme mes të qenit qesharakë dhe pikëve të larta në inteligjencë. Duket se sensi i humorit varet nga ajo se sa e keni mendjen e mprehtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori