LAJMI I FUNDIT:

Katër punëtori me mjeshtër të animacionit në Anibar

Katër punëtori me mjeshtër të animacionit në Anibar

Në edicionin e saj të 9-të të shpallë, në vazhdimësinë e aktiviteteve për të rinjtë, Festivali Anibar do të organizojë katër punëtori studentore. Punëtoritë studentore për animatorët e ardhshëm lokalë do të drejtohen nga profesionistë të animacionit nga e gjithë bota, gjatë festivalit që mbahet më 13-19 gusht, në orët 10:00-17:00.

Punëtoritë do jenë prej teknikave themelore të animacionit stop-motion dhe elementeve të realizimit të një filmi të animuar, deri te mundësia e bashkëkrijimit të videove të animuara nga studentët.


Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e punëtorive tona duke mbushur formën online. Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Anibarit pas përfundimit të thirrjes për aplikim.

Në secilën prej punëtorive do ketë përkthim nga gjuha angleze ne atë shqipe.

Thomas Johnson Volda, Ivana Bosnjak Volda (Kroaci), Lisa LaBracio (SHBA), Karine Miralles (Franca), Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri (Itali) do të mentorojnë studentet e animacionit nga Kosova.