LAJMI I FUNDIT:

Një person ther me thikë tre policë në Prizren

Një person ther me thikë tre policë në Prizren

(E plotësuar) – Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë therur me thikë këtë të shtunë, rreth orës 17:00 në lagjen Dardania në Prizren.

Togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar për të intervenuar te një rast i dhunës në familje.


Ai ka bërë të ditur se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe pasi që kanë shkuar i dyshuari i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të njësisë janë lënduar”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai tutje ka njoftuar se të tre zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori