LAJMI I FUNDIT:

Katër policë që ishin kujdesur për sigurinë e ligjvënësve në Kongresin amerikan, kanë kryer vetëvrasje

Katër policë që ishin kujdesur për sigurinë e ligjvënësve në Kongresin amerikan, kanë kryer vetëvrasje

Edhe dy policë amerikanë që ishin duke shërbyer në natën e 6 janarit dhe kishin për detyrë të parandalojnë sulmet mbi Kongres, kanë kryer vetëvrasje – duke shkuar numri i tyre në katër, ka njoftuar policia.

“Gunter Hashid që ishte pjesë e ekipit për ndërhyrje emergjente në kuadër të operacioneve speciale, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij gjatë 29 korrikut”, ka bërë të ditur për CNN, zëdhënësja e kësaj njësie, Christine Mceger, transmeton Telegrafi.


E polici tjetër që në janar mbrojti ligjvënësit në Kongres është Kyle DeFreitag, që u gjet i vdekur gjatë 10 korrikut. Shkaqet e vdekjes janë konstatuar të jenë vetëvrasja. Ai kishte shërbyer nga nëntori i vitit 2016, derisa Hashidi nga viti 2003.

Zyrtari policorë Jeffrey Smith dhe Howard Libingood, që gjithashtu ishin të angazhuar për rend dhe ligj në Capitol, gjithashtu kishin kryer vetëvrasje më herët.

Që të dy ishin veteranë në punën e tyre. Një pjesëtar i policisë së Capitolit, Bryan D. Siknick, kishte pësuar sulm në zemër duke humbur jetën një ditë pas sulmit.

Kujtojmë që gjatë natës së 6 janarit turma e përkrahësve të Donald Trumpit ishte futur dhunshëm në objekt – në ditën kur pritej konfirmimi i fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

E në këtë sulm ishin lënduar mbi 100 policë, e nga dhuna e asaj dite ishin arrestuar mbi 500 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori