LAJMI I FUNDIT:

Katër gjëra me të cilat duhet t’i mësoni fëmijët se si të bëhen miq të mirë

Katër gjëra me të cilat duhet t’i mësoni fëmijët se si të bëhen miq të mirë
(Foto: DailyMail)

Pos me anëtarët e familjes, njëra ndër lidhjet e para të krijuara, që në moshën më të re, është ajo me moshatarët, miqtë e ardhshëm

Është shumë me rëndësi të orientoni fëmijët se si të sillen ndaj miqve të tyre, sepse pikërisht ato modele të arritura do t’u mbesin gjatë gjithë jetës.

Dashamirësia, afërsia dhe kujdesi janë disa ndër karakteristikat themelore njerëzore me të cilat duhet të mësohen fëmijët.

Në vazhdim po ju sjellim katër gjëra me të cilat duhet t’i mësoni fëmijët tuaj, transmeton Telegrafi.

Dashamirësia

Fëmijët ndaj moshatarëve të tyre do të duhej të jenë dashamirës.

Gatishmëria për ndihmë

Mësoni t’u ndihmojnë kolegëve të tyre nga kopshti apo klasa, mirëpo edhe të mos jenë të pasjellshëm ndaj moshatarëve “ndryshe” nga vetja. Gjithashtu, mësoni që të interesohen për miqtë e tyre. Në atë mënyrë fëmijët do të krijojnë lidhje të fortë me miqtë dhe do të ndërtojnë baza për miqësi të ardhshme.

Ngacmimi

Mësoni fëmijët që nuk bën t’i ngacmojnë fëmijët e tjerë. Megjithatë, ashtu siç askush nuk dëshiron të jetë i ngacmuar, gjithashtu askush nuk dëshiron të jetë në shoqëri të “të mençurit”. Prandaj, mësoni fëmijët që nuk bën të kenë qëndrim imperativ ndaj moshatarëve të tyre.

Ndryshe nuk do të thotë patjetër keq

Dhe në fund, tërhiqjani vërejtjen familjarëve tuaj më të rinj se është normale të mos pajtohesh me të gjithë dhe se përfshirja në konflikt të shëndetshëm është normale. Sidoqoftë, mësojini të qëndrojnë dinjitozë në diskutim dhe të tregojnë mirëkuptim për mendimet dhe veprimet e të tjerëve. /Telegrafi/

Burimi: Wall.hr

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori