LAJMI I FUNDIT:

Katër filmat e Disney-t që nuk duhet t’i lejoni fëmijët t’i shikojnë

Katër filmat e Disney-t që nuk duhet t’i lejoni fëmijët t’i shikojnë

Në emisionin ‘The Ellen Show’, Keira Knightley ka bërë të ditur se ia ka ndaluar vajzës së saj disa prej filmave më të shikuar të Disney-t, me të cilët jemi rritur të gjithë.

Shumica e filmave dhe serive që më parë janë shikuar me mallëngjim e dëshirë, tani mund të shihen me sy të freskët dhe kjo i ka shpirë skenaristët feministë t’i vënë në pikëpyetje punët që kanë ndikuar shumë në karrierën e tyre, transmeton Telegrafi.


Ndonëse Disney me vite të tëra është përpjekur të evoluojë nga e kaluara sa i përket çështjes së gjinisë dhe dashurisë, klasikët e vetë ende mbesin ndër filmat më të shikuar mes fëmijëve.

Duke pasur këtë parasysh, më poshtë feministët kanë përpiluar një listë me klasikët e Disyne-t që përmbajnë stereotipe të dëmshme dhe ju sugjerojnë të mos i lini fëmijët t’i shikojnë.

Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët (1937)

Disney tani ka vlerën 152 miliardë dollarë, por në vitin 1937, filmi i parë i animuar, i bazuar në përrallën e Vëllezërve Grimm, ka qenë një biznes i rrezikshëm.

Suksesi i befasishëm i filmit të Borëbardhës i ka sjellë Disney-t sukses historik, ndonëse i keqi në këtë film është një krijesë misogjene e cila është e mbushur me xhelozi toksike dhe i nxitë femrat t’i kundërvihen njëra-tjetrës se cila është më e bukura.

E Bukura dhe Bisha (1991)

Historia e të Bukurës dhe Bishës (shkruar fillimisht në vitin 1740 nga francezja Madame de Villeneuve) është një histori me potencial armiqësor erotik.

Sipas feministëve, ky film ua futë në kokë grave idenë se femrat duhet t’i dashurojnë bishat mashkullore me temperament të keq me shpresën se do t’i transformojnë ata.

Cinderella (1950)

Cinderella është në listën e filmave të ndaluar të Knightley-t me logjikën se: “ajo pret që një mashkull i pasur të vijë ta shpëtojë atë. Mos prit! Shpëtoje vetveten. Kjo është e qartë”.

Bukuroshja e Fjetur (1959)

A ka nevojë të thuhet më shumë për këtë film sesa fakti që filmi ka të bëjë me një princeshë që shpëtohet nga gjumi i përjetshëm nga puthja e princit?

Puthje e cila ndodh pa lejen e saj sepse ajo nuk ka vetëdije?

Në fakt, kjo është bazë për hetim policor, e jo për dashuri të vërtetë. /Telegrafi/