I njohur edhe si “qyteti muze”, Prizreni, i cili shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, është qyteti unik në Kosovë, e që karakterizohet nga kultura, antikiteti, trashëgimia arkeologjike, festivalet e shumta, etj.
Por, përveç bukurisë që ka dhe gjërave të shumta që i ofron (sikurse çaji e qebapët e shijshëm), qyteti i Prizrenit është edhe shtëpia e qendrës më moderne tregtare, Abi Çarshisë.
Abi Çarshia ka sjell revolucion në industrinë e qendrave tregtare në Kosovë, duke u bërë qendra më e madhe e hapur tregtare e cila ofron një shumëllojshmëri aktivitetesh e mundësisë.
Sidoqoftë, cilat janë 4 arsyet se përse duhet ta vizitoni Abi Çarshinë?
Pasi që gjendet në qytetin e Prizrenit, sigurisht se nuk mund ta vizitoni Abi Çarshinë pa u shëtitur fillimisht në rrugët e qytetit më të bukur të Kosovës, ta shijoni ndonjë çaj në rrugicat me kocka apo të ngjiteni në kalanë antike e cila daton me qindra vite më parë.
Vizitimi i Abi Çarshisë domosdoshmërish ndërlidhet edhe me shijimin e kulturës dhe bukurisë së qytetit!
E krijuar duke i menduar të gjitha, qendra tregtare Abi Çarshia ofron hapësira të shumta për të shkrepur foto të paharrueshme për individë, çifte e familjarë.
Me moton “të gjitha në një vend”, Abi Çarshia ju mundëson që pas një eksperience unike të blerjes apo shoppingut, të uleni në një nga restorantet apo kafiteritë e shumta dhe të ngopeni me ushqimin e preferuar.
Si sinonim i lumturisë, qendra tregtare Abi Çarshia ofron hapësira të veçanta për ju dhe të vegjlit tuaj! Këto hapësira vijnë edhe në formën e këndit argëtues, ku fëmijët dhe të rriturit mund të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme.