LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye se përse duhet ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë

Katër arsye se përse duhet ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë

Si specie, neve na nevojitet kontakti njerëzor për të mbijetuar dhe jetuar. Lëkura është organi jonë më i madh, ndërkaq kontakti fizik është ai që na bën të dallojmë nga speciet tjera.

Për bebet, kontakti fizik është shumë i rëndësishëm sepse ka ndikim direkt në zhvillimin e tyre psikologjik dhe fizik, transmeton Telegrafi.


Në fakt, kontakti fizik ndihmon edhe në zhvillimin emocional të fëmijës.

Ekspertët tregojnë se fuqia e përqafimit të fëmijës shpeshherë nënvlerësohet nga prindërit, prandaj edhe do t’ju sjellim disa arsye se përse është e rëndësishme tap përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë.

Përqafimi iu ndihmon fëmijëve të ndihen të sigurt
Fëmijët kanë nevojë për dashuri të prindërve që të ndihen të sigurt emocionalisht, dhe ta kuptojnë se ndihen të pranuar në familje pa kushte. Intimiteti fizik i përqafimit ndërton besim dhe siguri te fëmijët, gjë e cila ua mundëson atyre ta shijojnë botën përreth.

Përqafimi i bën fëmijët të ndihen të lumtur
A e keni ditur se një përqafim i gjatë mund t’i rritë nivelet e serotoninës së një personi – gjë që direkt ndikon në rritjen e disponimit dhe krijimin e lumturisë?

Mbani mend se përqafimet tona janë antidoti më i mirë për ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe zemërimit – ndjenja me të cilat mund të ballafaqohet edhe fëmija juaj.

Përqafimi e forcon sistemin e imunitetit
Po, është e dëshmuar shkencërisht se përqafimi është i mirë për forcimin e sistemit të imunitetit.

Përqafimi e zvogëlon stresin
Është dëshmuar shkencërisht se fëmijët gjithashtu kanë edhe nivele më të ulëta të kortizolit – hormon i stresit – kur përqafohen nga prindërit.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Moda
Kalo në kategori