Një nga alternativat e qumështit të lopës i cili mund të përgatitet thjesht në shtëpi është qumështi i bananes
Nëse keni një tufë bananesh në shtëpi mund t’i shndërroni ato në qumësht dhe mund ta shtoni në tasin tuaj të tërshërës, në smoothie dhe në filxhanin e kafesë.
Përgatitja:
Qëroni dy banane mesatare. Vendosini në blender me shpejtësi maksimale. Shtoni 2-3 gota ujë. Sa më pak ujë të shtoni, aq më i pasur do të jetë qumështi i bananeve.
Hidheni në një gotë dhe konsumojeni ose ruajeni në frigorifer që të ftohet.
Mund t’i hidhni pak kanellë pluhur ose ekstrakt vaniljeje. Për ta bërë më kremoz, mund të shtoni pak gjalpë bajamesh ose gjalpë kokosi.
Disa arsye pse duhet të pini rregullisht qumësht bananesh
Kontrollon presionin e lartë të gjakut. Bananet përmbajnë mineralin e kaliumit, kështu që nëse jeni diagnostikuar me hipertension, konsumi i këtij qumështi ndihmon në rregullimin e normave të presionit të gjakut.
Ul rrezikun e kapsllëkut. Bananet janë shumë të pasura me fibra dietike dhe konsumi i tyre mban sistemin tretës të shëndetshëm.
Redukton peshën e tepërt. Përveçse lufton kapsllëkun, një gotë qumësht bananesh nxit humbjen në peshë.
Rrit nivelet e energjisë. Një porcion qumësht bananesh ju siguron sasi të bollshme vitamine B. Vitaminat nxisin konvertimin e karbohidrateve në ‘karburant’ për trupin, në mënyrë që të keni energji gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre