LAJMI I FUNDIT:

Katastrofa medicinale ka mundur t’i kushtojë me jetë, por nuk u dorëzua – njihuni me gjermanin që ndihmon personat me invaliditet në Shqipëri

Katastrofa medicinale ka mundur t’i kushtojë me jetë, por nuk u dorëzua – njihuni me gjermanin që ndihmon personat me invaliditet në Shqipëri

Pasi që e ëma e tij gjatë shtatzënisë kishte marrë një pilulë për fjetje – Talidomid, Peter Brown, erdhi në jetë si invalid.

Pranoi invaliditetin e tij dhe vendosi ta shfrytëzojë “atë më të mirën” nga jeta, transmeton Telegrafi.


“Ka qenë shok i madh. Britma e infermieres “Oh, zot” ishte  mikpritja që më është bërë në këtë botë”, fillon rrëfimin Peter.

Talidomid u shpik në të 50-at nga kompania gjermane Grunenthal, gratë që asokohe e përdornin gjatë shtatzënisë apo kishin mbetur shtatzënë pas përdorimit të Talidomidit, kanë lindur fëmijë me deformime, e disa kanë pësuar edhe abort.

Në 46 shtete në mbarë botën kanë lindur mbi 10 mijë fëmijë me probleme të tilla, që rezultoi me katastrofën më të madhe medicinale.

E një nga këto foshnje është Peter. Pas depresionit gjatë fazës së pubertetit, vendosi të pranojë invaliditetin e tij. Duke u trajnuar dhe marrë me sport, fitoi forcë, e madje edhe medalje në skijim gjatë lojërave dimërore.

“Ishte çështje fati, por unë më shumë e shoh si sfidë”, pretendon ai.

Peter me kalimin e kohës mësoi të jetojë sikurse çdo njeri tjetër. U martua dhe filloi të punojë si terapeut. Pavarësisht komplikimeve shëndetësore që u detyrua ta lë punën, ai për asnjë moment nuk u dorëzua.

Sot është vullnetar dhe drejtor ekzekutiv i organizatës humanitare në Shqipëri, ku ndihmon personat me invaliditet.

“Çdo person vlen dhe ka talente që duhet t’i zbulojë”, tha Brown të cilit i pëlqen të shëtis, gatuaj dhe jetën modeste e konsideron si shumë të rëndësishme.

Edhe pse nga kompania që prodhon Talidomidin pranoi një shumë të parave si dëmshpërblim, Peter deri më sot nuk ka pranuar një kërkimfalje të sinqertë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori