LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Shaban Polluzha nuk ishte komunist, Fadil Hoxha ka urdhëruar sulmin ndaj forcave të tij

Kastrati: Shaban Polluzha nuk ishte komunist, Fadil Hoxha ka urdhëruar sulmin ndaj forcave të tij

Shaban Polluzha ka qenë figurë e zhveshur nga ideologjitë politike. Këtë e thotë stërnipi i tij, Zahir Kastrati, në 72-vjetorin e vrasjes së tij dhe komandantit Mehmet Gradica.

“Shaban Polluzha ka qenë person me aftësi diplomatike, luftarake dhe unifikuese. Ai ka dashur të bashkojë të gjitha forcat e asaj kohe për Bashkim Kombëtar”, ka thënë Kastrati në Info Magazine. “Shaban Polluzha nuk ka qenë komunist”.

“Më 16 janar 1945, në kullën e tij në Polluzhë është marrë vendimi të shkohet në Podujeve pa luftë, për të shikuar organizimin. Shaban Polluzha ka funksionuar i vetëm. Prej vitit 1941 ka formuar Lëvizjen për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, gjatë viteve 1942-43. Kjo Lëvizje ka qenë më pak e theksuar. Deri në vitin 1944 kjo Lëvizje njihet si Brigada e Drenicës”, ka shtuar Kastrati.

Sipas tij, Fadil Hoxha ka dhënë urdhrin që të sulmohen forcat e Shaban Polluzhës.

“Fadil Hoxha është përgjegjës direkt për vdekjen e Shaban Polluzhës. Forcat e Shaban Polluzës kanë qenë të përndjekura nga Fadil Hoxha”, ka theksuar ai. “Më datën 14 janar të vitit 1845, Polluzha ka gjetur 177 shqiptarë të vrarë nga forcat e Hoxhës dhe forcat serbe”.

Sipas tij këtu ka qenë konflikti më i madh mes Shaban Polluzhës dhe Fadil Hoxhës.

“Si mund të jetë Fadil Hoxha hero kombëtar kur ai ka bërë krime mbi popullin e vet?!”, shton Kastrati, sipas të cilit për këtë ka dokumente dhe se historia gojore është një nga gjërat që ndihmon historinë në aspektin e arkivit. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori